(VIDEO) SHBA po përgatitet të dislokojë një aeroplanmbajtëse të tretë
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka kërkuar falje ndaj vendeve fqinje për sulmet e kryera gjatë konfliktit të Iranit me Izraelin dhe SHBA-të. Ai është shprehur se Teherani nuk do të sulmojë vendet fqinje, vetëm në rast se këto të fundit provokojnë. “U kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani. Këshilli i përkohshëm i Udhëheqësisë vendosi dje që nuk do të kryhen më sulme ndaj vendeve fqinje dhe raketat nuk do të qëllohen përveç nëse një sulm ndaj Iranit fillon nga këto vende”, tha Pezeshkian në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian. Megjithatë, ai theksoi se Teherani “nuk do të dorëzohet”.
Ndërkaq, SHBA po përgatit të dislokojnë një aeroplanmbajtëse të tretë në Lindjen e Mesme për sulme ndaj Iranit. Siç raporton Fox Neës, aeroplanmbajtësja e marinës amerikane USS George H.Ë. Bush ka përfunduar përgatitjet për t’u nisur drejt Mesdheut Lindor. Anija, e cila përfundoi përgatitjet pranë brigjeve të Ishullit Hatteras në Karolinën e Veriut, pritet të nisë së shpejti. Aeroplanmbajtësja ka dhjetëra avionë luftarakë për sulme dhe do të shoqërohet nga shkatërrues me raketa të drejtuara.
Në ndërkohë, Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar një shitje të mundshme armësh për Izraelin në vlerë prej 151.8 milionë dollarësh, duke përdorur autorizimin “emergjent” për të anashkaluar kërkesat për shqyrtim nga Kongresi, teksa Ëashingtoni dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
“Sekretari i Shtetit ka përcaktuar dhe ka ofruar një arsyetim të detajuar se ekziston një emergjencë që kërkon shitjen e menjëhershme për Qeverinë e Izraelit”, tha Byroja për Çështje Politiko-Ushtarake e Departamentit të Shtetit. Miratimi vjen mes përshkallëzimit të tensioneve rajonale pas sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit, të nisura më 28 shkurt, që kanë vrarë më shumë se 1 mijë persona, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, mbi 150 nxënëse dhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Irani është kundërpërgjigjur me sulme të gjera me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar baza amerikane, objekte diplomatike dhe personel ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe disa qytete izraelite. /SHENJA/

