(VIDEO) SHBA kërkon reforma reale dhe të qëndrueshme në gjyqësor

(VIDEO) SHBA kërkon reforma reale dhe të qëndrueshme në gjyqësor

Veprime dhe plane konkrete në drejtim të reformimit reale të sistemit gjyqësor, e jo vetëm dokumente të nënshkruara dhe të arkivuara ka kërkuar sot ambasadorja amerikane në SHBA, Angela Ageler. Gjatë fjalimit të mbajtur në ngjarjet ku u prezantuan rekomandimet dhe plani i veprimit për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor nga koalicioni “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, Aggeler tha se, reforma dhe transparenca më e madhe në gjyqësor janë shumë të rëndësishme, duke theksuar përpjekjet dhe angazhimin e SHBA-së gjatë tri dekadave duke folur për reforma në shtetin ligjor dhe trajnimin e prokurorëve publik dhe gjyqësorin. Kjo sipas saj, nuk ka qenë e lirë dhe u ka kushtuar tatimpaguesve amerikanë.

Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së në RMV

Njëra ndër mënyrat më të thjeshta për rikthimin e besimit në gjyqësor është që t’i jepet transparencë më e madhe proceseve gjyqësore. Le të jenë këto rekomandime një thirrje për veprim dhe një plan, jo thjesht një dokument për t’u nënshkruar dhe arkivuar. Të gjithë ministrat e drejtësisë, deputetët, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, madje edhe diplomatët së bashku me gjyqtarët dhe prokurorët publikë duhet të bëjnë gjithçka që këto rekomandime të zbatohen dhe të ketë një reformë reale dhe të qëndrueshme në sistemin gjyqësor”.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Supreme, duke folur për ndryshimet në Kodin Penal vitin e kaluar, tha se është e papranueshme të bëhen ndryshime ligjore që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me gjyqësorin, siç ndodhi me Kodin Penal, pa dëgjuar mendimin e gjyqtarëve, sepse kjo, sipas saj, jo vetëm që shkakton jotransparencë të procesit, por edhe pasoja të padëshiruara nga aspekti i sundimit të ligjit.

Besa Ademi, Kryetare e Gjykatës Supreme

Është e nevojshme të dëgjohen përfundimisht mendimet dhe propozimet e komunitetit gjyqësor. Problemet nuk zgjidhen duke imponuar apo duke pranuar heshtje, përkundrazi, argumentet e gjyqtarëve me integritet dhe qëndrim janë mjaft të forta dhe të qarta për të treguar situatat që i pengojnë idetë dhe proceset”.

Në planin aksional për përmirësimin e planit aksional për përmirësimin e gjendjes së sistemit gjyqësor, mes tjherash, rekomandohet ndryshimi i praktikave dhe qasjes së veprimit të prokurorëve publikë dhe gjykatësve, ndryshimi i mënyrës se si menaxhohen dhe drejtohen seancat kryesore dhe dinamika e caktimit dhe organizimit të të gjitha veprimeve që kryhen në seancat për argumentin kryesor.

Darko Avramovski, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Ndryshime në mënyrën e shkrimit dhe komunikimit të aktgjykimeve dhe akuzave, përmirësimi i bashkëpunimit të Prokurorisë Publike me organet e tjera të përndjekjes si ekspertët, Ministria e Brendshme, policia dhe të gjithë ata aktorë të tjerë që kanë ndikim”.

Avramovski shtoi se, ky dokument do të mund të përdoret për të gjitha proceset reformuese apo çdo zhvillim të mëtejshëm për të parë qëndrimin e unifikuar të një pjese të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë që duan të marrin pjesë në këtë proces.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING