(VIDEO) Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

Mjeku i plagosur ditë më parë në qytetin e Kumanovës, Zekirja Shaini në paraqitjen e parë mediatike pas atentatit ka deklaruar se nuk i din motivet që sollën deri në plagosjen e tij, por siguron që pas kësaj ngjarje, nuk qëndron bashkëshortja e tij, siç edhe u kumtua dit më parë në media.
Tha se nuk ka pasur asnjë mos marrëveshje dhe asnjë hasmëri me askënd, por kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të zbulojë sa më shpejtë atentatorin e vërtetë.
ZEKIRIJA SHAINI, MJEKU I PLAGOSUR
“Tërësisht i hedh pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron zoja ime Arjeta Adili. Andaj urgjentisht kërkojë nga organet hetuese që të sqarojnë situatën rreth zojës time të përfshirë në këtë rast nga ana e tyre, duke respektuar privatësinë tonë familjare, e veçanërisht imazhin e zojës”.
Ndonëse ndaj tij, u organizua atentat, Shaini tha se nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë me aktivitet privato-politike. Sipas tij, bashkëshortja dhe vajzat e tij janë shëndosh e mirë, në shtëpinë e përbashkët, në fshatin Sllupçan.
ZEKIRIJA SHAINI, MJEKU I PLAGOSUR
“Ky rast për fat të keq u paraqit me qëllime të qarta për të diskretituar mua dhe familjen time si dhe të krijojnë konfuzione në terren. Kërkoj nga organet e rendit dhe ato të hetuesisë dhe bëjë apel që të merren me zbulimin e të dyshuarit të rastit dhe këtë rast ta paraqesin sikur mosmarrëveshje apo ngatërresë familjare, nga se po të ishte ashtu siç u paraqit në opinion e gjerë unë kurrë nuk do të bashkëpunoja me zojën në fjalë”.
Kujtojmë se, sulmi ndaj Shainit ndodhi më 7 tetor, në një zonë të frekuentuar të Kumanovës ku ai po kalonte me veturë. Më 8 tetor, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se është arrestuar gruaja e Shaini, e dyshuar për përfshirje në tentativën për vrasjen e tij. Po ashtu, policia është në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar për sulmin, L.F. (36) nga Gostivari, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Mevludin Imeri /SHENJA/