(VIDEO) Sërish do të ketë lëndë të historisë, gjeografisë, biologjisë e fizikës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se janë bërë ndryshimet në Konceptin për arsimin fillor, nevojën e të cilit, sipas tyre, e kanë vënë në dukje ekspertët dhe opinioni i gjerë në periudhën e kaluar, ndërsa veçanërisht mësimdhënësit e shkollave fillore. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sqarojnë se janë rikthyr disa lëndë si të veçanta.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Ndryshimet lejojnë kthimin e disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, fizikës dhe kimisë si lëndë të veçanta në periudhën e tretë dukativo- arsimore të arsimit fillor (klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë), duke pasur parasysh se më parë Koncepti parashikonte integrimin e tyre me udhëzime të përcaktuara në mënyrë të paqartë për realizimin e orëve por edhe shkurtim të shumë përmbajtjeve të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për nxënësit e moshës përkatëse”.
Si rezultat i ndryshimeve në Konceptin, nga Ministria theksojnë se në periudhën në vazhdim do të përgatitet edhe plan i ri Mësimor për arsimin fillor, por edhe programe të reja mësimore për lëndët përkatëse në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, të cilat siç thonë nga atje, do futen në etapa duke filluar nga viti shkollor 2025/2026, si dhe në dy vitet shkollore në vazhdim.
Samir Mustafa /SHENJA/