(VIDEO) Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit

(VIDEO) Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit

Partitë opozitare shqiptare kanë kritikuar në vazhdimësi qeveritarët për sistemin “Qyteti i Sigurt”, i cili që dje ka nisur të jetë plotësisht funksional. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Debat në SHENJA” ka shprehur shqetësime dhe dilema lidhur me projektin, duke vënë në pah mospërputhje mes investimeve teknologjike dhe gjendjes reale të infrastrukturës në disa komuna. Sela theksoi se Komuna e Çairit, e cila sipas tij, nuk ka infrastrukturë të zhvilluar siç duhet, po pajiset me teknologjinë më bashkëkohore në komunikacion, gjë që ngre pikëpyetje serioze për prioritetet e pushtetit.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Nuk e di sa e ka realisht brengën ky pushtet për qytetarët. Nuk e kuptoj pse Qeveria po nxiton që ky ligj të miratohet pa një debat të mirëfilltë dhe pa u hapur tema të rëndësishme që lidhen me këtë projekt, i cili sipas vetë Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Edhe ne mendojmë se nuk ka asgjë të keqe që siguria e qytetarëve të rritet çdo ditë, por realisht lindin shumë dilema”.

Sela gjithashtu theksoi se është e pakuptimtë që një komunë me infrastrukturë që “nuk i ngjan këtij shekulli” të ketë teknologjinë më moderne në komunikacion, apo që numri i kamerave në Çair të jetë më i madh se në komunat e tjera. /SHENJA/

MARKETING