(VIDEO) Sela: E respektoj veprimin autonom të çdo deputeti

Paralajmërimet për lëvizje politike nga njëri kamp politik tek tjetri duket se kanë filluar të formalizohen edhe pse jo zyrtarisht. Deputeti i Frontit Europian, Bejxhan Iljaz ditën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë ka mbështetur me votë “PËR” disa propozim ligje të cilat ka kohë që nuk votoheshin në Kuvend për shkak të mungesës së Badinterit.
MARKETING
Për këtë veprim të Iljaz u pyet në konferencë Ziadin Sela, që është formalisht njëri nga krerët e Frontit Europian, i cili tha mes tjerash se nuk mund të flasë për veprimet individuale të deputetëve dhe se për këtë duhet të flasë vet deputeti Iljaz.
Sela tha se është kundër lëvizjeve politike dhe marrjeve të deputetëve. Thotë se Iljaz nuk është konsultuar fare me të.
KRYETAR I ASH-SË
E respektoj parimin e autonomisë së veprimit të çdo deputeti, sepse në fund të fundit është përfaqësues populli. Nuk është kjo formë, nuk mendoj se ndërtojmë politikë të shëndoshë, kudi unë me këto forma kur mundohemi që të marrim ktë ose të marrim atë. Në qoftë se ka ndonjë qëndrim ndonjë deputet edhe në kuadër të ASH-së që është ndryshe nga ASH, unë mendoj se qëndrimet duhet fillimisht të shprehet këtu.
Megjithatë, Iljaz nuk është deputeti i vetëm opozitar që ka votuar këto propozim ligje, sepse të njëjtat me votë “për” i kanë mbështetur edhe deputet të ASH-së së Taravarit dhe deputet të LSDM-së opozitare.
Meludin Imeri /SHENJA/