(VIDEO) Sekuestrohen 6 kg kokainë dhe 150 kg marihuanë

(VIDEO) Sekuestrohen 6 kg kokainë dhe 150 kg marihuanë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se vazhdimisht janë duke u zhvilluar aksione kundër tregtisë së paligjshme të drogës dhe se vetëm gjatë ditës së sotme janë konfiskuar mbi 150 kilogramë marihuana, ndërsa gjatë javës së kaluar kanë konfiskuar mbi 6 kilogramë kokainë. Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social fb njoftoi se MPB dhe Doganat kanë zhvilluar mbrëmë një aksion në pikën kufitare Bogorodicë. Ai tha se bëhet fjalë për drogë të zbuluar në një kamion me targa maqedonase që ka dalë nga Kosova, me destinacion përfundimtar Turqinë dhe se droga ishte fshehur në letra të mbeturinave të ricikluara.

MARKETING

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Ne vazhdojmë pa kompromis kundër tregtisë së paligjshme të drogës. Në kuadër të masave tona operacionale të intensifikuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës, javën e kaluar janë bërë sekuestrime të konsiderueshme, konkretisht mbi 6 kilogramë kokainë dhe vetëm sot mbi 150 kilogramë marihuana. Këto rezultate janë konfirmim i përkushtimit tonë të vendosur dhe konsistent për të prerë kanalet kriminale dhe për t’i dhënë fund aktiviteteve që kërcënojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”.

Prokuroria Themelore Publike dje ka lëshuar urdhër për hetim ndaj dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe ka kërkuar paraburgim dhe arrest shtëpiak, atyre iu gjetën 4.5 kilogramë kokainë. Siç u bë me dije nga Prokuroria, pas kontrolleve të kryera paraprakisht dhe grumbullimit të provave, personat dje janë privuar nga liria.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING