(VIDEO) Seancë në Kuvend për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut
Pas iniciativës së prindërve që humbën fëmijët e tyre në diskotekën “Puls”, më 9 dhjetor, Komisioni anketues për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut do të mbajë seancë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Këtë njoftim e ka bërë kreu i këtij komisioni Dimitar Apasiev, i cili mes tjerash foli edhe për iniciativën e LSDM-së dhe VMRO-së për krijimin e dy komisione të reja anketuese në Kuvend me qëllim zbardhjen e rasteve të dyshimta, përfshirë këtu edhe rastin e diskotekës “Puls”.
Tha se si parti opozitare do të ketë përfaqësues në dy trupat anketues që pritet të formohen, të cilat do të jenë të përkohshme.
DIMITAR APASIEV, DEPUTET
“Do të jetë një komision ad-hok që duhet të përfundojë funksionet e tij kuazi-hetimore brenda 45 ditësh ose 2 muajsh. Sepse sipas ligjit dhe rregullores së procedurës, neve nuk na lejohet të hetojmë si Prokuroria Publike, por mund të gjejmë përgjegjësi politike. Ndërkaq, komisioni anketues që unë drejtoj është komision anketues i përhershëm dhe punon rregullisht pavarësisht këtyre të dyve, një nga VMRO-ja dhe një nga opozita, të cilët janë komisione anketuese ad-hok”.
Për komisionin anketues që pritet të formohet me mbështetje kanë dalë edhe nga koalicioni shqiptar, VLEN nga ku thonë se Komisioni anketues duhet të zbardhë të vërtetat e të gjitha rasteve tragjike, duke përfshirë këtu, spitalin modular në Tetovë, rastin e “Besa Trans” dhe rastin e Durmo Turs, po edhe rastin e fundit me diskotekën Puls.
VLEN
Kujtojmë, në Kuvend a“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet. Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin. Vetëm një qasje e tillë mund të nxjerrë në pah dështimet dhe boshllëqet institucionale që kanë kushtuar jetë”.ktualisht ka dy iniciativa për të krijuar komisione anketuese dhe deputetët po mbledhin nënshkrime. Njëra iniciativë është marrë nga opozitarët e LSDM-së, ndërkaq iniciativa e dytë është marrë nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit.
Mevludin Imeri /SHENJA/

