(VIDEO) “Së bashku për Palestinën” takojnë presidenten

(VIDEO) “Së bashku për Palestinën” takojnë presidenten

Përfaqësuese nga nisma “Së bashku për Palestinën” zhvilluan një takim me Presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Gjatë takimit, ato ia përcollën drejtpërdrejt kërkesat e nismës dhe i bënë thirrje udhëheqjes shtetërore të tregojë solidaritet të qartë me popullin palestinez.  Gjatë bisedës, ato iu referuan deklaratave të Presidentes me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, kur ajo kishte theksuar se paqja, drejtësia klimatike dhe e drejta ndërkombëtare janë sfidat më të mëdha të botës bashkëkohore.

NISMA “SË BASHKU PËR PALESTINËN”

“Në këtë kontekst, përfaqësueset i vunë në dukje Presidentes se mungon veprimi konkret dhe respektimi i angazhimeve ndërkombëtare të Maqedonisë në këto parime, ndërsa heshtja e përfaqësuesve tanë në kuadër të OKB-së dhe organizatave të tjera shumëpalëshe përbën bashkëpërgjegjësi në gjenocidin që po kryhet ndaj popullit palestinez”.

Aktivistet i dhuruan presidentes një paketë librash për paqen, humanizmin dhe Palestinën.

Kërkesat e nismës “Së bashku për Palestinën” drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentes janë: Të dënojë gjenocidin në Gaza dhe të veprojë në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit; Të votojë në solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB; Të njohë sërish shtetin e Palestinës; Të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike, si dhe bashkëpunimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe sportiv me Izraelin; Të përfshihet në dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza; Të arrestojë ata që ndiqen për krime lufte sapo të hyjnë në territorin maqedonas, duke përmbushur kështu detyrimet e saj si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Nisma “Së bashku për Palestinën” çdo të shtunë organizon marshe paqeje. /SHENJA/

MARKETING