(VIDEO) Saveski: Nuk më ka interesuar asnjëherë politika
MARKETING
Kryeprokurori i ri publik Nenad Saveski edhe zyrtarisht e nisi punën me dhënien e deklaratës solemne në Kuvend. Në deklaratën e parë pasi mori këtë funksion Saveski u shpreh se është i sigurt që do t’i përmbush pritshmëritë e qytetarëve dhe shtoi se politika asnjëherë nuk ka qenë në interes të tij. Premtoi se çdo lëndë për të do të ketë interes të njejtë, nuk do të bëjë prioritet të lëndëve, përveç atyre me bazë ligjore.
MARKETING
Nenad Saveski, kryeprokuror
“Ky post për mua është një përgjegjësi e madhe dhe në këtë moment dua t’i bëj thirrje të gjithë prokurorëve publikë të cilët derisa po e jap unë këtë deklaratë, ata po e bëjnë punën e tyre, puna e tyre as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mua. Çdo prokuror publik ka detyrim ligjor të veprojë mbi lëndët aktuale”.
Ndërsa, për votimin e tij në Kuvend, Saveski u shpreh se ka pritur mbështetje më të gjerë.
Nenad Saveski, kryeprokuror
“Të jem i sinqert, kam pritur mbështetje më të gjerë. Çdo fjalë e thënë gjatë debatit të djeshëm, çdo fjalë ishte e një rëndësie të madhe për mua. Nuk ndjej barrë, politika është e partive politike, asnjëherë nuk ka qenë në interesin tim, as në të kaluarën dhe as në të ardhmen. Pa marrë parasysh sa vota kam marrë, përgjegjësia varet nga ajo që parashikohet si detyrim ligjor. Para meje kam Kushtetutën, ligjet, standardet ndërkombëtare dhe të gjitha dokumentet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit tonë juridik”.
Saveski paralajmëroi se do të takohet me prokurorët publik dhe paralajmëroi dixhitalizimin dhe modernizimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Saveski u zgjodh në Kuvend të mërkurën me 66 vota pro. Emri i tij ishte propozuar nga Qeveria.
Emine Ismaili /SHENJA/

