(VIDEO) Saveski: Nuk do të komentoj asnjëherë deklaratat e politikanëve
MARKETING
Kryeprokurori i ri shtetëror thotë se nuk e ka ndërmend të komentoj deklarata politike, pasi i pyet që të komentoj deklaratën e kryeministrit se pret nga si përgjigje për punën e Katica Janevas dhe PSP-së. Ndërsa i pyetur se çfarë do të bëj në lidhje me spekulimet se ka ende lëndë që mbahen në sirtar, Saveski theksoi se ka qenë në detyrë vetëm për disa ditë dhe se publiku do të informohet për çdo vendim në kohën e duhur.
MARKETING
Nenad Saveski, kryeprokuror
“Më jepni pak kohë, në fund të fundit, kam qenë në detyrë vetëm për disa ditë. Për më tepër, përparësi është edhe pjesëmarrja në seanca, për të plotësuar vendet e lira dhe për të krijuar kushte për funksionim aty ku ka vende të lira”
I pyetur për guvernatorin Trajko Slaveski, Saveski tha se situata po monitorohet në lidhje me informacionin që është bërë publik dhe se nëse gjenden baza për hapjen e një procedure para-hetimore, sigurisht që do të veprohet sipas saj.
Nenad Saveski, kryeprokuror
“Nuk ka lëshime, këto janë detyrime ligjore të Prokurorisë Publike. Vetëm që të mos gabohem, kjo sigurisht që vlerësohet për çdo situatë, përfshirë edhe atë për të cilën po më pyetni. Nuk mund të mos jetë objekt analize. Nëse gjenden baza, ne do të veprojmë në përputhje me ligjin”
Ndërkohë, Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e sotme nuk zgjodhi shefin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, sepse asnjë nga pesë kandidatët e regjistruar nuk mori shumicën e nevojshme. Në garë ishin prokurorët Fatime Fetai, Vlladimir Miloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kosteska-Zdravska.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

