(VIDEO) Sasho Mijallkov do të lirohet me kusht nga burgu katër muaj më parë
Ish-kreu i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, do të lirohet para kohe nga burgu, kryesisht nga dhjetori i këtij viti. Vendimi u bë i ditur sot nga Gjykata Penale, pasi Apeli pranoi ankesën e tyre dhe e ktheu çështjen në shkallën e parë.
GJYKATA PENALE
“Këshilli Penal pranë departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar me propozimin e drejtorit të burgut të Strugës për lirimin me kusht të të dënuarit S.M, pas mbajtjes së seancës publike duke marrë dhe shqyrtuar dokumentacionin e plotë në pajtim me udhëzimet e Gjykatës së Apelit Shkup, ka marrë vendim me të cilin ka respektuar propozimin e drejtorit të burgut të Strugës. Sipas vendimit, i dënuari lirohet nga burgu i Strugës më 25.12.2024 dhe lirimi i tij me kusht konsiderohet deri më 25.04.2025”.
Mijallkov u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor në rastin “Perandoria” për pastrim parash. Apeli paraprakisht ka anuluar tri aktgjykime ndaj Mijallkovit për lëndët “Trezor”, “Target-Fortesa” për përgjim dhe “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Me ndryshimet në Kodin Penal, ai u shpëtua përfundimisht nga dënimi me burg për “Target-Fortesa” dhe “Titanik 2”, ndërsa “Trezori” skadon këtë vit.
Hetimi “Perandoria” u hap në vitin 2018 për veprat kriminale , shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Mashtrimi dhe pastrimi i parave dhe vepra të tjera penale. Të dyshuarit e parë kanë qenë ish-drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev ndërsa të dyshuar janë edhe 11 persona të tjerë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/