(VIDEO) Samiti “Maqedonia 2025”, Mickoski: U përballëm me sfida të mëdha, por nuk jemi të dëshpëruar

(VIDEO) Samiti “Maqedonia 2025”, Mickoski: U përballëm me sfida të mëdha, por nuk jemi të dëshpëruar

BE ka qenë dhe mbetet qëllimi ynë, por fatkeqësisht, ne jemi shteti i vetëm në Evropë që nuk ka sfida të bazuara në arritje ose lloje të tjera kriteresh që vlejnë për vendet e tjera që janë bërë ose janë në proces të bërjes shtete anëtare. Kështu është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski, në Samitin “Maqedonia 2025”. Për ne, theksoi ai, ato kritere janë të një natyre krejtë tjetër.

MARKETING

Hristijan Mickoski, kryeministër

Strategjia jonë ishte të dilnim në terren dhe të paraqisnim argumentet tona. Ky është mjeti demokratik që kemi në dispozicion, nuk kemi tjetër. Ne jemi një nga popujt dhe shtetet më të vogla në Evropë dhe kjo është e vetmja mënyrë. Kjo do të thotë që duhet të jemi dy, tre herë më të mirë se të gjithë të tjerët nëse duam të tingëllojmë logjikshëm dhe të kuptohemi nga të tjerët, dhe duhet të mësojmë të fitojmë në Uashington, Bruksel, Berlin, Paris dhe Romë”.

Drejtoresha ekzekutive e “Maqedonia 2025” Nikica Mojsoska Bllazheski theksoi se problemi më i madh në vendin tonë është korrupsioni. Biznesmenët tha ajo, edhe më tej perceptohen si përfitues dhe jo si kreator të vendeve të punës.

Nikica Mojsoska Bllazheski, drejtoresha ekzekutive e “Maqedonia 2025”

Ka progres në Maqedoni, por vendet tjera rriten më shpejtë se ne. Duam ekonomi të tregut, por kërkojmë ndërhyrjen e shtetit, të punësuarit kërkojnë paga më të larta, por nuk flasin për përmirësimin e aftësive të tyre. Është lehtë të akuzosh fqinjët, Qeverinë, por të gjithë kontribojmë në atë se sa prosperon shteti”.

Kryeministri shtoi se vizioni i Maqedonisë 2025 është 0 tolerancë për korrupsionin për ekonominë e vendit, 5% rritje ekonomike vjetore, qasje deri te BE-ja dhe administratë publike efikase.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING