(VIDEO) Samiti i OSBE-së, ngjarja më e madhe politike-diplomatike në RMV

(VIDEO) Samiti i OSBE-së, ngjarja më e madhe politike-diplomatike në RMV

Samiti i OSBE-së, nisë sonte me darkën jo formale të ministrave të jashtëm të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së Veriut, pas pavarsis së saj, por edhe më shumë peshë i japin pjesëmarrësit, si sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Poashtu i pranishëm do të jetë edhe shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, edhe pse nuk ka paralajmërim për takim bilateral mes tyre, por këto të fundit, nuk kanë qenë në të njejtin vend prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në këtë ngjarje pritet që të marrin pjesë rreth 1.000 delegatë me 76 delegacione nga 57 anëtare dhe shtete partnere të organizatës.

Blinken, sot vjen në Shkup, ndërkaq pjesëmarrjen në OSBE do ta fillojë me takimin bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani. Në darkën joformale, shefi i diplomacisë dhe kryetari i OSBE-së pret të prezantojë pikëpamjet e shteteve për të ardhmen e OSBE-së, por siç tha ai, temë do të jetë edhe agresioni në Ukrainë.

Kujtojmë që, delegacioni i Ukrainës një ditë më parë e anuloi ardhjen e tij, përshkak të pjesëmarrjes së Lavrov. Edhe shtetet baltike do ta bojkotojnë Samitin.

Këshilli i Ministrave është parashikuar të flas edhe për disa tema si: ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile.Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup.

Përndryshe, që të mërkurën pas orës 13:00 e deri të ejten kur të përfundoj samiti, do të jenë të bllokuara disa rrugë, dhe MPB  lut qytetarët që të respektojnë urdhërat e zyrtarëve policorë, përshkak se Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit.

Ndërsa të etjen, ditën kryesore të Samitit është ditë jopune për administratën shtetërore dhe publike, dhe nuk do të punojnë as shkollat fillore dhe të mesme në zonën e Qytetit të Shkupit.

TAV u ka bërë apel udhëtarëve që të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet për të mbërritur në kohë në aeroport.

Ndërmarrja Publike Qarkulluese Shkup, informoi se të enjten autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING