(VIDEO) Samiti i liderëve – Tirana mblodhi liderët europian, Rama tërhoqi vëmendjen me pritjen që u bëri

(VIDEO) Samiti i liderëve – Tirana mblodhi liderët europian, Rama tërhoqi vëmendjen me pritjen që u bëri

Në Shqipëri po mbahet Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me moton “Evropa e re në një botë të re”, duke mbledhur së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i pozicionuar në sheshin Skënderbej i ka pritur me radhë të gjithë liderët evropianë. Që të gjitha që nga presidenti i Turqisë, deri te ai i Francës dhe krerët më të lartë të BE kanë shtrënguar duart me kreun e qeverisë shqiptare përpara se të zhvendoseshin në sallën e operës dhe baletit ku mbahet ceremonia hapëse për punimet e këtij samiti.

MARKETING

Surpriza para nisjes së Samitit Evropian në Tiranë ishte video e krijuar me AI ku liderët evropianë të shndërrruar në “bebe” përshëndesin në gjuhët e tyre Shqipërinë si vendi mikpritës.

Kjo ide e veçantë e organizatorëve të Samitit ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve, ku ka spikatur kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e ka përcjellë me të qeshur të gjithë shfaqjen e përshëndetjeve të “fëmijëve” liderë evropianë. Të qeshura ka shkaktuar përshëndetja e “bebi” Erdogan, Macron dhe në fund Rama si mikpritës i Samitit.

 

Fillimisht, liderët u mblodhën në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Më pas, u zhvilluan tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Përveç liderë të vendeve evropiane si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në samit marrin pjesë edhe liderë të rajonit, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /SHENJA/

MARKETING