(VIDEO) Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Nazarko: Shqipëria përparoi drejt BE-së, RMV ngeci

(VIDEO) Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Nazarko: Shqipëria përparoi drejt BE-së, RMV ngeci

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën bashkë rrugën e integrimit për në BE, por rrugës u ndanë dhe Shqipëria është afruar me BE-në shumë. Sipas gazetarit Mentor Nazarko përveç reformave që ka bërë shteti shqiptar, kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Në specialen e ditës në TV Shenja Nazarko u shpreh se në kuptimin gjeostrategjik, Shqipëria fitoi sepse BE synon që të japë mesazhin e qartë të zgjerimit me çdo kusht. Ndërsa në pikëpamjen e detyrave të shtëpië për Shqipërisë theksoi se, BE ka pasur konsideratë se Shqipëria nuk ka problem me bashkëjetesën etnike, nuk ka probleme me reformat e brendshme, apo zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe është i linjëzuar me politikat evropiane dhe amerikane.

Mentor Nazarko, gazetar nga Shqipëria

Unë mendoj se Shqipëria është më para vendeve tjera ndonëse në pikëpamje të zhvillimit ekonomik apo të prodhimit të brendshëm bruto apo të disa kushteve tjera që Shqipëria mund të jetë më mbrapa se sa Serbia, unë mendoj se në pikëpamje të reformave, unë mendoj se Shipëria do të jetë më para tjerëve kështu që ky vendim i BE –së nuk është thjeshtë i mbështetur në arsyet gjeostrategjike”.

Duke folur për Samitin që u mbajt dje në Shkup BE-Ballkani Perëndimor, dhe për pozicionimet e kundërta të Edi Ramës dhe Albin Kurtit në raport me faktorin politik shqiptar, Nazarko thotë se Rama duhet të bashkëveproj më shumë me faktorin politik shqiptar në pushtet, ndonëse siç u shpreh nuk është sekret privilegjimi që kryeministri Shqipërisë i jep marëdhënieve me BDI-në.

Mentor Nazarko, gazetar nga Shqipëria

Një, mendoj që Rama duhet megjithatë të bashkëveproj në një mënyrë ose një tjetër me faktorin shqiptarë i cili është i përfshirë në Qeveri, gjegjësisht me VLEN-in. Imagjinoni se situata e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni do të ishte akoma më e keqe nëse nuk do të kishte shqiptarë në Qeveri….Qëkur është vendosur Qeveria Mickoski nuk ka pasur kontakte në formate të gjëra, pra kryeministër, ministra me kundër palën”.

Ndërsa për Planin për zhvillim të Bashkimit Evropian, ai tha se më së shumti mund të përfitojnë Shqipëria dhe Mali i Zi dhe më pak Bosnja Hercegovina dhe Serbia.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING