(VIDEO) Samiti BE – Ballkani Perëndimor, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës flasin për rrugën europiane

(VIDEO) Samiti BE – Ballkani Perëndimor, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës flasin për rrugën europiane

Shqipëria kur nuk ka qenë më afër BE-së, deklaroi kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili së bashku me kryeministrin Mickoski dhe kryeministrin Kurti morën pjesë në Samitin e BE – Ballkani Perendimor në Shkup. Rama tha se plani do të realizohet dhe se Shqipëria do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që i ka ndaj BE-së.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky takim është i rëndësishëm për më tepër që realizohet në Shkup, vend me të cilin Kurti tha se kanë raporte të shkëlqyeshme. Përmendi edhe pikat e përbashkëta kufitare mes dy vendeve po edhe aspiratat e Shkupit zyrtar për integrim në BE.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Gjithmonë kënaqësi të vij në Shkup, i cili është kryeqytet i një vendi anëtare e NATO-s, gjithashtu edhe një vend që bashkarisht me të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor aspiron të integrohet në Bashkimin Europian”

Pas ngjarjes, kryeministri Rama vizitoi Çarshinë e Vjetër ku u prit nga nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, të cilët veç vizitës, u ndalën edhe për kafe në Çarshi.

Përndryshe, në Samitin BE-Ballkani ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, megjithatë, ai nuk erdhi dhe në vend të tij si përfaqësues zyrtar i Serbisë ishte ministri i Integrimeve Europiane.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING