(VIDEO) “Safe City”, Toshkovski: Do ketë tolerancë vetëm për kundërvajtjet e lehta
“Safe City” i cili me gjoba do ja nis nga 1 shkurti, tolerancë sipas ministrit të brendshëm do të ketë vetëm për kundërvajtje më të lehta, ndërsa për vozitje të rrezikshme theksoi se nuk do të ketë kompromis. Pançe Toshkovski si argument për këtë u thirr në statistikat botërore, të cilat sipas tij tregojnë për rrezikun e tejkalimit të shpejtësisë. Megjithatë nuk tregoi se sa do të jetë pragu i tolerancës.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Nëse kemi kufizim të lëvizjes deri në 50 km në orë, kjo do të thotë se gjithëçka që është mbi 50, sidomos nëse ka kalimtar të lënduar ose rrethana të tjera rënduese, do të ngritet procedurë adekuade me përgjegjësi penale. Statistikat tregojnë se gjatë një goditje me shpejtësi 60 km në orë, shanset për të shpëtuar janë pothuajse minimale. Nga 10 persona, mesatarisht mbijetojnë vetëm 2”.
Qëllimi sipas Toshkovski është që sistemi “Safe City” të rris sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve të trafikut.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Periudha testuese tregoi se Maqedonia ka fuqi të jetë vend normal. Qytetarët e saj treguan se edhe në periudhë testuese, e kuptuan dhe e ngadalsuan vozitjen në kryeqytet. U tregua se mundet ndryshe, se janë qytetarë të vërtetë evropian. Janë ulur numrat e aksidenteve në territorin e Qytetit të Shkupit, posaçërisht të aksidenteve me lëndime të rënda”.
Për të gjitha parregullësitë që i denoncojnë qytetarët lidhur me të dhënat e tyre rreth “Safe City”-it, ai njoftoi se do të formohet një pikë, ku ata mund të shkojnë dhe të rregullojnë ato probleme. Ndërsa shtoi se deri më 1 shkurt presin që në Kuvend të kalojnë të gjitha ligjet që lidhen me “Qytetin e Sigurt”.
Emine Ismaili /SHENJA/

