(VIDEO) “Safe City” frikëson shoferët, ulet ndjeshëm numri i shkeljeve në komunikacion
Numri i shkeljeve të rregullave të trafikut të regjistruar nga sistemi Safe City është ulur dukshëm. Kështu njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili theksoi se sistemi ende nuk është përshtatur me rregullat e reja, e cila është premtuar se do të ketë tolerim për shpejtësinë.
“Safe City” do të hyjë në funksion më 1 shkurt, por ende nuk dihet se a janë siguruar 80 votat e nevojshe për miratimin e propozim-Ligjit për kundërvajtje. I pyetur për këtë, edhe kryeminstri Hristijan Mickoski, nuk ka dha përgjigje konkrete.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Akoma nuk kemi i kemi bërë matematikën”.
Kuvendi javën e kaluar miratoi katër nga gjashtë ligjet e nevojshme për sistemin inteligjent Safe City. Ka mbetur pa miratuar Kodi i ri Penal dhe propozimi-Ligji për kundërvajtjes, zgjidhje ligjore sistematike për të cilin nevojiten 80 vota në Kuvend.
Ndërkaq, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sot u prezantuan 120 automjetet e reja “Peugeot 408” për policinë, me vlerë totale rreth 3.9 milionë euro, ku ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski sqaroi se shpërndarja e automjeteve do të jetë e barabartë në nivel kombëtar, me prioritet për qytetet me nevoja më të mëdha të sigurisë, ku Shkupi do të marrë një numër më të madh automjetesh për kryerje më efikase dhe më të shpejtë të detyrave të përditshme policore.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Automjetet, në kuadër të pajisjeve të tyre teknike, i posedojnë të gjitha karakteristikat bashkëkohore teknologjike për t’u përballur me çdo sfidë, ashtu si çdo polici tjetër në botë. Në të gjitha automjetet do të instalohen sistemet më moderne ‘TETRA’, me informacionet e nevojshme që zyrtarët policorë, në vendngjarje, të mund t’i kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në evidenca, të gjitha analizat e të dhënave që i posedojmë në ministri, analizat e evidencave të kundërvajtjeve dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme që ata të jenë efikasë në punën e tyre dhe, në fund, t’u përgjigjen të gjitha sfidave me pajisje, informacion dhe teknologji, siç i ka çdo shtet tjetër evropian”.
Toshkovski theksoi se me investime të tilla shteti dërgon një mesazh të qartë se siguria e qytetarëve dhe dinjiteti i profesionit policor janë prioriteti më i lartë, ndërsa një polici e fortë do të thotë shtet stabil dhe i sigurt.
Samir Mustafa /SHENJA/

