(VIDEO) Rutte: Maqedonia e Veriut është një aleat i rëndësishëm i NATO-s
Me intonimin e himneve filloi vizita zyrtare e shefit të NATO-s, Mark Rute në Shkup. Në konferencën e përbashkët, Siljanovska Dafkova deklaro se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se garanca më e madhe për paqe në vend po edhe në Ballkanin Perendimorë është integrimi i menjëhershëm dhe i plotë në BE.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA
“Duhet t’i japim fund arsyeve artificiale dhe atyre me karakter identitar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të fokusohemi te kriteret e Kopenhagës. Investimi dhe garancia më e madhe jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë e Evropës në tërësi, është anëtarësimi ynë dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE”.
Kurse shefi i NATO-s, Mark Rute e vlerësoi RMV-në si aleat besnik të aleancës. Theksoi se duhet të rriten kontributet për mbrojtje, megjithatë përshëndeti faktin që vendi ndanë më shumë se dy përqind nga Bruto Prodhimi vendorë për mbrojtje.
MARK RUTE – SEKTRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s
“Është e qartë se duhet të bashkëpunojmë që ta ruajmë sigurinë tonë të përbashkët, Maqedonia e Veriut ka rrol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perendimorë. Përkushtimi ynë për ruajtjen e sigurisë është e vazhdueshme. Nuk do të lejojmë që të paraqitet vakum I mbrojtjes në RMV që për kohë të gjatë I përkrhah misionet tona në vende të ndryshme”.
Rute ka takuar edhe kryeparlamentarin Afrim Gashi. Pas takimit, shefi i NATO-s, kishte edhe porosi për deputetët.
Mevludin Imeri /SHENJA/

