(VIDEO) Rruga evropiane e RMV-së – Eurodeputeti austriak: Ka shanse, por duhet kryer “detyrat e shtëpisë”

(VIDEO) Rruga evropiane e RMV-së – Eurodeputeti austriak: Ka shanse, por duhet kryer “detyrat e shtëpisë”

Është koha ta shfrytëzojmë shansin që ta zgjerojmë Bashkimin Evropian. Kështu shprehet eurodeputeti austriak Rajnhold Lopatka, i cili thotë se është mirë ajo që po ndodh në Malin e Zi dhe Shqipëri, por thekson se sheh shanse të mira edhe për Maqedoninë e Veriut.

Rajnhold Lopatka, eurodeputet austriak

Siç thash, duhet të shohim përparimin në Malin e Zi dhe në Shqipëri, por shoh edhe shanse të mira për Maqedoninë e Veriut. Bosnje dhe Hercegovina po përballet me situatë shumë të vështirë, sidomos me Republikën Sërpska. Serbia ka shumë probleme, por gjithashtu edhe në Kosovë po përballen me probleme. Prandaj, dialogu Beograd-Prishtinë nuk është më qendër të interesit tonë, sepse në qendër tani janë problemet e të dyja shteteve”.

Ai u shpreh se megjithatë procesi i anëtarsimit duhet të bazohet në merita, siç thotë nëse vendet nuk i kryejnë detyrat e shtëpisë, nuk mund të ju thonë “mirësevini”. Politikanët e këtyre vendeve i porosit që të mos e lëshojnë këtë shansë.

Rajnhold Lopatka, eurodeputet austriak

Duhet t’i shohin shanset e këtij tregu të madh. Duhet t’i shohin shanset pët të rinjtë. Për shembull, se kanë shancë që të punojnë këtu në institucionet evropiane. Shumë kroat, rumunë qytetarë nga Bullgaria, madje edhe në kabinetin tim, janë nga këto vende. Dhe gjithashtu, nëse shihni pas ndër shekuj, ato janë pjesë e Evropës dhe duhet që t’i shfrytëzojnë shanset e tyre. Mendoj se kjo është një shansë e madhe për të rinjtë. Politikanët nuk duhet ta lëshojnë këtë shansë”.

Ai thekson se përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë gjithmonë në fokus të Unionit, dhe veçanërisht të atdheut të tij, Austrisë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING