(VIDEO) Rritja e pagës minimale, debate mes qeverisë dhe opozitës

(VIDEO) Rritja e pagës minimale, debate mes qeverisë dhe opozitës

Rritja e pagës minimale në 600 euro është një nga temat më të nxehta për të cilat po flitet kohën e fundit. Përveç sindikatave në luftë tematike ky problem i ka përfshirë edhe pushtetin dhe opozitën.

Kryeministri Hristian Mickoski edhe njëherë përsëriti qëndrimin se Qeveria është e gatshme të nënshkruaj marrëveshje me Sindikatat për rritje të pagës minimale e cila sipas përllogaritjeve të pushtetit për dy vitet e ardhëshme do të jetë 40% më e lartë se paga aktuale duke i akuzuar sindikatat se janë në ndikim të partive politike.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Oferta është në tavolinë, nëse sindikatat ose përfaqësues të të punësuarve pajtohen, ne jemi gati që nga nesër ta pranojmë. Me fjalë të tjera, për dy vite e dy muaj nga sot punonjësit në administratën shtetërore do të keni minimum 40% të ardhura më të larta se kanë aktualisht. Ky është propozimi ynë, është në tavolinë u mbetet përfaqësuesve të sindikatave t’i tejkalojnë dhe t’i lënë anash ndikimet politike dhe në interes të punonjësve dhe administratorëve ta nënshkruajnë këtë”.

Mickoski tha se nuk e ka parë propozimin e dorëzar nga LSDM-ja e cila përmes propozim ligjit në Kuvend kërkon rritje të menjëhershme të rrogës minimale në 600 euro.

Partia opozitare edhe sot deklaruan se rrogat e punonjësve duhet të rriten sa më parë. Ata nuk pranojnë proeksionet e Qeverisë që rroga të rritet për dy ose katër vitet e ardhëshme, duke vlerësuar se ky propozim nuk përshtatet me situatën reale ekonomike.

LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE 

Punonjësit nuk kanë nevojë për justifikime dhe premtime për vitin 2028. Rrogat duhet të rriten tani, sepse paratë nuk u mjaftojnë dhe me këto të ardhura nuk mund të mbulojnë shpenzimet mujore. Punonjësit po luftojnë për një copë bukë dhe nuk mund të presin vitin 2028.

Kujtojmë se ditë më parë sindikatat dhe punonjësit protestuan për rritje të pagave minimale. Lidhja e Sindikatave nga fillimi i javës ka paralajmëruar bllokada të reja duke filluar nga Kuvendi i cili sipas tyre është fajtori kryesorë që nuk rriten pagat e punonjësve. Për ta oferta e Qeverisë për rritje të pagës është e papranueshme. Thonë se rroga minimale duhet të rritet menjëherë në 600 euro dhe me të, të nivelizohen edhe pagat tjera.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING