(VIDEO) Rritet interesimi i qytetarëve për pushime jashtë shtetit

(VIDEO) Rritet interesimi i qytetarëve për pushime jashtë shtetit

Me afrimin e sezonit veror, interesimi i qytetarëve për pushime ka filluar të rritet ndjeshëm. Agjencitë turistike tashmë po përballen me kërkesa të shumta, ndërsa qytetarët tashmë kanë filluar të rezervojnë destinacionet e tyre të preferuara. Në një bisedë me përfaqësuesin e agjencisë turistike ETC travel, Ermir Imami, mësojmë se interesimi më i madh këtë vit është për destinacionet si Antalia, Hurgada, Bodrumi dhe Greqia.

MARKETING

Ermir Imami

Për agjensionin tonë turistik destinacionet më të kërkuara janë Antalia, Hurgada, Bodrum dhe Greqia. Interesimi më i madh është tek Antalia, për shkak se aty kemi paket oferta, domethënë aty kemi përfshirë të giithë servisin shërbimin, hotelin, avionin, transferin dhe shërbimin ultra all inclusive në hotel, giithashtu edhe në Hurgada i kemi përfshirë.\ Edhe Bodrumi ka paket çmime\, vetëm në Greqi kemi vetëm hotlin pa transfer. Këtë vit interesimi është pak më i madh se viti i kaluar sepse kemi më shumë oferta”.

Ai sqaron se këtë vit si befasi është edhe Egjipti për të cilin janë rritur shumë kërkesat.

Tutje, ai po ashtu me ne ndau dhe disa nga vështirësitë të cilat i hasin gjatë organizimeve të udhëtimeve, nga ku ai theksoi oraret e nisjeve të cilat janë në orët e hershme të mëngjesit si dhe pasaportat e klientëve të cilët nuk janë të përgjegjshëm sa i përket afatit të paracaktuar për të udhëtuar. Ai thekson se këtë vit ka rritje të çmimeve të pakove për shkak të rritjeve globale, por vlerëson se nuk përbën ndonjë problem të madh pasiqë është një përqindje e vogël e rritjes.

Ermir Imami

Si problem që mund t’i cek në përgjithësi janë oraret e fluturimeve në përgjithësi klientët kur rezervojnë, pyetjen e parë e kanë se kur është orari i fluturimit, për shkak se janë me fëmijë dhe ju bon pak problem se janë oraret e hershme të mëngiesit në 03:00 në 04:00 ju bën pak problem për nisjen, pastaj si problem tjetër mund ta cek që hasim problem të vogël janë pasaportat…….

Kemi ritje pak më shumë të çmimeve të hoteleve në pakot tona prej viteve tjera për shkak të ritjeve globale, janë ritur çmimet nëpër hotele njejtë edhe nëpër biletat e avionit”.

Ndërkaq qindra qytetarë të tjerë kanë zgjedhur si destinacione Ulqinin, Durrësin, Vlorën, Sarandën e Velipojën. Shumica e tyre I kanë bërë zgjedhjet nëpërmjet rrjeteve soviale e jo nëpërmjet agjensive turistike.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING