(VIDEO) Rreth dy mijë të punësuar në pyjet e Maqedonisë nisën grevën

Rreth 2 000 të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë” nga sot kanë nisur grevën, pasi nuk u janë dhënë pagat për dy muaj, kurse njëkohësisht janë bërë mbi 400 punësime të reja. Ata akuzuan se edhe pse u është premtuar se të punësuarit do t’i marrin pagat, udhëheqësia e ndërmarrjes nuk e ka kryer këtë obligim. Ata janë të prerë se grevën nuk do ta ndalin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
MARKETING
Bobi Kukunoski, sindikalist
“Greva është organizuar në bazë të mos pagesës së pagës së muajit janar, ja edhe paga e shkurtit është në prag, gjithashtu kemi të papaguara shtesa të terenit për një vit dhe greva do të zgjas derisa të plotësohen të gjitha kërkest tona. Edhe pse në njëfarë mënyre ne kemi biseduar, kemi pasur tentime me drejtorin gjeneral dhe na është premtuar se këto kërkesa do të realizohen, por deri më sot asgjë nuk është bërë”.
Para disa ditësh nga Sindikata thanë se në periudhën parazgjedhore në Ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë janë bërë mbi 400 punësime të reja, kurse të punësuarit e tjerë nuk kanë as të ardhura të rregullta.
Emine Ismaili /SHENJA/