(VIDEO) Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht janë të sëmurë

(VIDEO) Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht janë të sëmurë

Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht kanë pushim mjekësor. Policët e burgut të Idrizovës përballebn me kërcënime nga më të ndryshmet. Në gjashtë muajt e fundit 5 zyrtarëve që punojnë në këtë burg u janë djegur automjetet e tyre.  Drejtori i këtij insitucioni, Zoran Jovanovski tha për Makfax se shumë policë, sidomas ata që janë të ekspozuar përballen me kërcënime edhe për familjarët e tyre. Ai sqaron se në burgun “Idrizovë” ka pasur shpesh raste të shfrytëzimit të pushimeve mjekësore nga policia e burgut. Kjo po ndodh në një periudhë të djegies intensive të automjeteve të policëve, ndërsa kanë pasur edhe kërcënime me jetë. Disa zyrtarë të burgjeve nuk i raportojnë fare kërcënimet nga të burgosurit. Jovanovski thotë se kanë bashkëpunim me MPB-në dhe janë duke punuar për zbardhjen e rasteve të djegies së automjeteve.

ZORAN JOVANOVSKI,DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS

“Kërcënime nga të burgosurit ka dhe do të ketë, po të ishin njerëz të ndershëm dhe të drejtë nuk do të kishin përfunduar prapa hekurave”.

Prania e telefonave ilegalë në burg u mundëson të burgosurve qasje në rrjetet sociale.

ZORAN JOVANOVSKI,DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS

“Në rrjetet sociale punonjësit tanë kanë fotografi të grave, fëmijëve, kështu që të burgosurit shumë lehtë mund ta shkarkojnë atë profil dhe të zbulojnë se kush është gruaja e tij, kush janë fëmijët e tij”.

Ka raste kur nga kërcënimet e tilla, punonjësit e policisë japin dorëheqje nga puna, prandaj sipas drejtorit Jovanovski, nëse do të rritet numri i gardianëve në burgje do të shmangej ky problem. /SHENJA/

 

MARKETING