(VIDEO) Rrahja e dy të rinjve në Tetovë, ngritet aktakuzë për pesë tifozë të grupit “Vojvodët”

Është zbardhur rasti në tërësi i rrahjes së të dy të rinjve në Tetovë nga pjesëtarë të tifo-grupit “Vojvodot”, të cilët ishin sulmuar dhe rrahur pa asnjë faj. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se sulmuesit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 03.09.2025, në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilinden”, është privuar nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovc. Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht”.
Rastin e konfirmojnë edhe nga Prokuroria Publike e Tetovës. Ata sqarojnë se është ngritur procedurë kundër një të rrituri dhe 7 të miturve për veprën penale “dhunë”.
PROKURORIA PUBLIKE TETOVË
“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Tetovë është caktuar masa paraburgim i shkurtër prej 48 orëve për një person të rritur. Paraburgim është caktuar me qëllim marrjen e provave në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarje. Për të miturit, procedura zhvillohet sipas Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët”.
Ndërkaq, policia është treguar sy qel edhe në rastin e dhunës ndaj një personi të etnitetit shqiptarë që jeton në Suedi,ku me forcë disa të persona ja kanë marrë bluzen, në të cilën ishte e vendosur shqiponja në pjesën e përparme dhe të pasme. Nga MPB informojnë se janë identifikuar autorët dhe me ta janë zhvilluar biseda zyrtare në stacionin policor. Bëhet fjalë për katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjyqësor, janë kryer kontrolle në shtëpitë e tyre, ndërsa gjatë bisedës në polici ata e kanë pranuar veprën.
Nga aje sqarojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal – “nxitje urrejtjeje, përçarjeje ose mosdurimi mbi bazë kombëtare, racore, fetare ose tjetër diskriminuese.
Samir Mustafa /SHENJA/