(VIDEO) Rokas: Rekomandimet tona nuk janë kundër individëve të caktuar

Reforma në gjyqësor është nëna e të gjitha reformave, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas. Në një intervistë për servisin publik, ai tha se, gjyqësori duhet të jetë prioritet dhe sipas tij, pasi të zbatohen reformat, korrupsioni mund të eliminohet ndërsa besimi i investitorëve do të kthehet dhe kjo është shumë e rëndësishme që shteti të prosperojë. Rokas ka shtuar se, BE ka dhënë shumë rekomandime dhe sugjerime, si rekomandimet e mekanizmit për vlerësim të ndërsjellë të cilat i zhvillojnë ekspertë juridik nga vendet-anëtare të BE-së dhe të cilët dhanë rekomandime gjithëpërfshirëse.
Mihalis Rokas, euroambasador në Shkup
“Të gjithë ato i përmbajnë hapat e nevojshëm për harmonizim të vendit me standardet e BE-së lidhur me qeverisjen e të drejtës. Do të thotë kjo është pjesë e procesit. Është e vërtetë se ka disa rekomandime për përbërjen dhe zgjedhjen e e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për shkarkimet dhe mekanizmat, por e gjithë kjo është pjesë e procesit dhe mekanizmat që duhet të vendosen, duke përfshirë edhe ligjet e reja që duhet të zbatohen. Rekomandimet e tona nuk janë të orientuara kundër disa individë në sistemin gjyqësor, por paraqesin një sërë rekomandimesh të rëndësishme të cilat implementohen edhe në qoftë se ligjet miratohen do të mundësojnë përforcim të gjyqësisë funksionim të pavarur të tij”.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese, euroambasadori tha se, BE është e vetëdijshme për faktin se, qeveria aktuale dëshiron që këtë çështje ta zgjidh me garanca të caktuara se nuk do të ketë bilateralizim të procesit, por sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë fakt dhe obligim i ndërmarrë para dy vite e gjysmë, njëzëri nga BE dhe Maqedonia e Veriut.
Mihalis Rokas, Euroambasador në Shkup
“Besoj se, duhet t’i japim hapësirë diplomacisë që të japë rezultate, ndërsa njëkohësisht, nuk guxojmë ta humbim fokusin, sepse momentumi është këtu, mundësia është këtu dhe mjetet janë në dispozicion. Duhet të sigurohemi se, e shtypim vazhdimisht pendalin e gazit kur bëhet fjalë për reformat që duhet të zbatohen, sepse këto reforma përmes agjendës reformuese apo përmes planit për rritje janë të domosdoshme. Dhe qytetarët e vendit e presin pikërisht këtë”.
Euroambasadori ka shtuar se, e kupton tërësisht frustrimin dhe se qytetarët e vendit janë të lodhur nga pritja 20 vjeçare. Por, ai beson se këtë herë situata është shumë më ndryshe dhe është i bindur se, procesi i eurointegrimit të vendit do të jetë i suksesshëm.
Teuta Buçi /SHENJA/