(VIDEO) RMV thellon bashkëpunimin ekonomik me Dubain

(VIDEO) RMV thellon bashkëpunimin ekonomik me Dubain

Rritja për mbi 3 % e BPV-së në 4 tremujorët e fundit, përshpejtimi i ndërtimit, rritja e turizmit dhe bujqësisë, besoj se janë një rekomandim i mirë. Ne jemi një treg i ri dhe duam të zhvillohemi dhe si Qeveri duam t’u prezantohemi qeverive të orientuara drejt biznesit, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në hapje të takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike të Dubait Muhamed Ali Rashed Luta.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Prioriteti i Qeverisë sonë që nga fillimi ka qenë stabilizimi ekonomik i vendit. Ne dëshirojmë të prezantohemi si një Qeveri e orientuar drejt biznesit, e cila dëshiron të tërheqë sa më shumë investime të huaja direkte dhe të mbështesë investimet vendase. Rezultati i kësaj është një rritje e konsiderueshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara”.

Drejtori ekzekutiv i odës ekonomike të Dubait Muhamed Ali Rashed Luta tha se Dubai ka një pozicion unik si qendër ku kompanitë maqedonase mund të rrisin pjesëmarjen e tyre në tregjet globale, duke shprehur pritshmëritë se partneriteti I të dy vendeve ka potencial të madh për bashkëpunim në fusha të tilla si tregtia dhe sektorët e ekonomisë dixhitale, për të cilat tha se mund të çojnë në një rritje prej 20 % deri në vitin 2030.

MUHAMED ALI RASHED LUTA, DREJTOR EKZEKUTIV I ODËS EKONOMIKE TË DUBAIT

Takimi i sotëm mbështetet në vizitën e mëparshme dhe përfaqëson angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar partneritetin tonë. Në periudhën mes viteve 2020 dhe 2024, tregtia midis tregjeve tona ka arritur në total 495 milionë dollar amerikan dhe ky trend afatgjatë është një trend angazhimi pozitiv dhe mundësish në rritje. Kjo është një mundësi e mirë për të arritur numra më të mëdhenjë që do t’u sjellin dobi të dy vendeve”.

Duke folur për investimet Mickoski tha se industria e ndërtimit dhe shpenzimet kapitale, të cilat lidhen me ndërtimin e autostradave, rrugëve të shpejta , shkollave dhe investimeve të tjera kapitale, janë prioriteti i qeverisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING