(VIDEO) RMV nuk i ka bërë hapat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) RMV nuk i ka bërë hapat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popujve të përmendur në Kushtetutë mbeten parakusht thelbësor për hapjen e kapitujve të ardhshëm të negociatave të anëtarësimit në BE, siç përcaktohet në kornizën negociuese të miratuar në vitin 2022. Kjo gjë është ritheksuar edhe në draft raportin e fundit të Komisionit Evropian të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë. Përkatësisht, në raport thuhet se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë ende hapat e nevojshëm për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Draft raporti

Autoritetet kanë vazhduar të punojnë në hartat e rrugëve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave. Maqedonia e Veriut duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të mbështetur sundimin e ligjit, në veçanti duke mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit”.

Sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi vazhdon të jetë vendi që ka bërë më shumë përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hapur të 33 kapitujt e negociatave dhe duke mbyllur shtatë prej tyre.

Në anën tjetër, Serbia kritikohet për mosrespektimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, pasi ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë. Komisioni vëren gjithashtu një polarizim të thelluar politik në vend, të nxitur nga protestat masive që kanë vazhduar për më shumë se një vit. Ndërkaq, Bosnjë dhe Hercegovina, sipas raportit mbetet prapa në procesin reformues për shkak të tensioneve politike të brendshme dhe miratimit të ligjeve jokushtetuese në entitetin Republika Serbe, të cilat minojnë funksionimin e institucioneve shtetërore.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING