(VIDEO) RMV dhe Lituania me marrëveshje për riatdhesim

(VIDEO) RMV dhe Lituania me marrëveshje për riatdhesim

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski së bashku me homologun e tij lituanez Vlladisllav Kondratoviç kanë nënshkruar marrëveshje për riatdhesimin e personave që qëndrojnë pa leje. Toshkovski tha se arsyeja e parë dhe kryesore pse kolegu i tij ndodhet në Maqedoni të Veriut është nënshkrimi i protokollit të riatdhesim, i cili pas shumë vitesh është harmonizuar si tekst dhe sot e kanë nënshkruar zyrtarisht.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Pika e dytë që diskutuam dhe do të jetë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë është nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim policor që do të përqendrohet në luftën kundër krimit, krimit të organizuar, korrupsionit, migracionit të paligjshëm”.

Kondratoviç tha se Lituania mbështet plotësisht RMV-në në rrugën e saj integruese drejt BE-së dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar në rrugën evropiane, për të cilën tha se në fund sjell përfitime të mëdha për qytetarët dhe funksionimin e institucioneve dhe potencoi se shpreson se vendi i merituar i RMV-së në BE do të vijë shumë shpejtë.

VLLADISLLAV KONDRATOVIÇ, MINISTËR I BRENDSHËM I LITUANISË


“Sot biseduam se si të përmirësojmë bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme, luftën kundër krimit, menaxhimin e kufijve dhe migracionin. Duke nënshkruar Marrëveshjen për riatdhesim, ne po forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në temën e sigurisë”

Toshkovski tha se nëpërmjet ministrit Kondratoviq, Lituania shpreh mbështetjen e saj për procesin e integrimit evropian, duke bërë një përpjekje me të gjithë ekipin e tij për të qenë në dispozicion të nëpunësve policorë të Maqedonisë dhe MPB-së në drejtim të përmbushjes së të gjitha kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga BE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING