(VIDEO) Rivotimi në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë, votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

(VIDEO) Rivotimi në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë, votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, sot votojnë të sëmurit dhe të pafuqishmit, perstonat që vuajnë dënim me burg, si dhe personat e sistemuar në shtëpitë për kujdes jashtëfamiljar. Katër të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur që të votojnë në vendvotimin 2101 në Zhelinë, 20 në vendvotimin 1194 në Krushevë, tetë në 1202 në Krushevë, dy në vendvotimin 1272 në Ohër, shtatë në vendvotimin 1470 në Dollnen, dy në 1470/1 gjithashtu në Dollnen dhe katër të sëmurë dhe të pafuqishëm në vendvotimin 1844 në Strugë.

Gjithsej pesë persona të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg, mund të votojnë në burgjet në Prilep dhe Shkup ndërsa dy persona do të mund të votojnë në shtëpitë e të moshuarve në Manastir dhe Karposh.

Rivotimi të mërkurën do të bëhet në shtatë qendra votimi. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4 521 votues. Në vendvotimin në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në vendvotimin tjetër gjithashtu në Krushevë të drejtë vote kanë 298, në Ohër 712 qytetarë, në Dollnen në njërin vendvotim të trejtë vote kanë 659, ndërsa në tjetrin 634 dhe në vendvotimin në Strugë 755 votues.

Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njoftoi transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024. /SHENJA/

 

 

MARKETING