(VIDEO) Risteski: Pushimet nuk do të përfshihen në shportën e konsumit

(VIDEO) Risteski: Pushimet nuk do të përfshihen në shportën e konsumit

Zëvendësministri i ekonomisë Marjan Risteski dekalroi se shporta e re e konsumit e cila do të quhet mesatare do të votohet në këshillin ekonomik social i cili do të mbahet së shpejti. Ai theksoi se shporta do të jetë një pasqyrim cilësor i një familjeje mesatare tre anëtarëshe, sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave. Risteski tha se është i bindur se shporta nuk do të jetë për krijimin e opinionit publik apo për politikë dhe se shporta aktuale nuk korrespondon me gjendjen dhe nevojat reale.

MARJAN RISTESKI, ZËVENDËSMINISTËR I EKONOMISË

Shporta jonë e konsumit sigurisht që nuk do të përmbajë alkool, cigare, apo pushime jashtë vendit sepse i konsiderojmë luks. Nuk do të ketë gjithashtu asnjë frut që nuk është karakteristik për një stinë të caktuar të vitit. Gjithçka do të bazohet në të dhënat përkatëse dhe çmimet përkatëse të produkteve dhe të dhënat nga tregjet e shumta. Të gjitha çmimet do të merren parasysh”.

I pyetur më tej lidhur me pushimet e qytetarëve, të cilat për ta paraqesin luks Risteski tha se jo çdo qytetar mund t’i përballojë pushimet jashtë vendit.

MARJAN RISTESKI, ZËVENDËSMINISTËR I EKONOMISË

Askush nuk e kufizon të drejtën për pushime, por mendoj se shkuarja jashtë vendit për pushime, mendoj se çdo qytetar I vendit në varësi nga standardi personal dhe mundësitë mundet ta përballojë ose jo, por gjithsesi ne konstatojmë se pushimet nuk janë pjesë e të dhënave që duhet ti përfshijmë në shportën mesatare të konsumit”.

Risteski tha se shporta e konsumit do të bëhet e ditur javës së ardhshme dhe do të jetë e bazuar në standardin e qytetarëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING