(VIDEO) Rindizet Drislla, ndërmarrja akuzon për zjarrvënie të qëllimshme

(VIDEO) Rindizet Drislla, ndërmarrja akuzon për zjarrvënie të qëllimshme

Ndërmarrja Publike “Drisla” i ka bërë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme që të nisë një hetim për gjetjen dhe ndëshkimin e zjarrvënësve, për të cilët dyshojnë se janë të motivuar politikisht për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale. Ata thonë në njoftim se “Drisla” është e vetmja deponi sanitare e licencuar që nga viti 2022 nuk djeg mbeturina, por i sterilizon ato, gjë që e përjashton çdo mundësi ndotjeje.

NDËRMARRJA PUBLIKE ‘’DRISLA’’

Të gjitha aktivitetet aktuale të ndërmarrjes zhvillohen në përputhje me procesin teknik-teknologjik të projektuar, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit, shëndetin e njeriut dhe natyrën, në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese. Pa këto incidente të qëllimshme, deponia “Drisla” nuk ka asnjë potencial për ndotje dhe punon sipas standardeve më të larta”.

Ndërkohë, partia opozitare, LSDM, e akuzon Mickoskin, duke theksuar se pikërisht partia e tij, VMRO-DPMNE, së bashku me BDI-në, janë në krye të ndërmarrjes publike “Drisla’’.

Ndërkohë, LSDM-ja opozitare akuzoi VMRO – DPMNE-në se, nuk po ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit të kësaj deponia. Kaja Shukova nga kjo parti propozi formimin e menjëhershëm të një shtabi profesionist jo partiak dhe të veprohet me plan.

KAJA SHUKOVA, LSDM

Qytetarët kanë të drejtë të dijnë se si deponia po përballet momentalisht me problemin? Çfarë zgjidhje kanë? Dhe ku i deponojnë mbeturinat e reja ndërkohë? Dëgjojmë se është formuar një shtab krize. Por, për zgjidhje të vërtetë nevojiten njerëz apartiak, ekspertë që me vite kanë përvojë me menaxhimin e mbeturinave”.

Kurse Mickoski, paralajmëroi se Ministria e Punëve të Brendshme sot do të merret me situatën rreth deponisë “Drisla”, gjithashtu ai tha se është e dyshimtë sepse zjarri u vu nën kontrollë, por në fund të natës u ndez sërish dhe për këtë fajin ia hodhi BDI-së.

Zjarri në deponinë Drislla shpërtheu para disa ditëve dhe ka vazhduar të digjet edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët. /SHENJA/

MARKETING