(VIDEO) Rikthehet koronavirusi, një i vdekur dhe 78 të infektuar brenda një jave

(VIDEO) Rikthehet koronavirusi, një i vdekur dhe 78 të infektuar brenda një jave

Javën e fundit të korrikut janë regjistruar 78 raste të infektuara nga koronavirusi, ndërsa një person ka gjetur vdekjen për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga Covid 19.

Instituti I Shëndetit Publik informoi se nga data 22 deri më 28 korrik janë kryer 263 teste ku dhe janë zbuluar variancat e Omikron JN.1 (në 23 mostra) dhe XBB (në 9 mostra).

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Nga 22 deri më 28 korrik 2024, në shtet janë kryer 263 teste për COVID-19, nga të cilat 78 kanë rezultuar pozitive. Është regjistruar gjithashtu një rast i vdekjes. Përqindja e rasteve pozitive nga numri total i testeve është 29.7%”.

Nga institute sqarojnë se simptomat që shfaqen me variancën Omikron JN.1 janë: sekrecion i hundës, fyt i irrituar, lodhje, dhimbje koke, kollë, dhimbje muskujsh ose trupi, ethe, si dhe të vjella. Ndërsa simptomat që shfaqen me variancën XBB të Omikron janë të ngjashme me ato të variancave të mëparshme të Omikronit.

Epidemiologu Aleksandar Stojanov tha se nëse njerëzit do të testoheshin në mënyrë më masive, numri i rasteve të COVID-19 do të ishte shumë më i madh se tani. Ai shtoi se koronën do ta kemi gjatë gjithë verës dhe se ka qindra njerëz që nuk e dinë që kanë COVID.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, deri më 28 korrik, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 350.808 raste të sëmurë dhe 9.992 raste të vdekjes si rezultat i koronavirusit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING