(VIDEO) Rikthehet i nxehti tropikal, temperaturat deri në 38 gradë

Maqedonia e veriut nga sot është nën ndikimin e një vale të nxehti ajri që sjell temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, dita e sotme ishte me diell dhe shumë e nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat e mëngjesit lëvizën nga 9 deri në 19 gradë, ndërsa ato të ditës nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
Edhe në Shkup kishte mot tropikal. Dita ishte me diell dhe e nxehtë me vranësira të pakta, ndërsa temperatura maksimale arriti 38 gradë.
Drejtoria për punë hidro meteorologjike njofton se moti i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme – nga e hëna, 14 korrik, deri të premten, 18 korrik . Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, dhe herë pas here do të fryjë erë më e fortë nga veriu dhe verilindja.
Vetëm të martën , më 15 korrik ka kushte për reshje të dobëta dhe të shkurtra lokale.
Temperaturat gjatë gjithë javës do të lëvizin në intervalin nga 31 deri në 38 gradë.
Në mëngjes, temperaturat do të jenë gjithashtu më të larta – në fillim të javës do të bien në intervalin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa më pas do të rriten dhe do të bien në intervalin nga 15 deri në 22 gradë.
Indeksi i rrezeve Ultra Violetë do të ketë vlera të larta deri shumë të larta – nga 8 deri në 9.
/SHENJA/