(VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, Mickoski: Javën tjetër do të vendoset për emrat

(VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, Mickoski: Javën tjetër do të vendoset për emrat

Pasiguria për emrat që do t’i zëvëndësojë vendet boshe në Qeveri, pritet të zbardhet brenda ca ditëve. Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se konsultimet me VLEN-in për emrat e rinj të ministrave janë duke vazhduar dhe se në fillim të javës do të dihet gjithçka.

Ai tha se për emrat nuk do të pritet përfundimi i kongresit të VMRO-së, por të njëjtat do të dorëzohen në fillim të javës së ardhshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Mendoj që në fillim të javës së ardhshme gjithçka do të dihet. Në fillim të javës së ardhshme do t’i parashtrojmë emrat. Më pas kemi plan të aktiviteteve që presim t’i bëjmë edhe brenda në parti, më pas në institucione. Ja të shkojmë hap pas hapi”.

I pyetur nëse ka mundësi që krahu i Ziadin Selës të bëhet pjesë e Qeverisë, Mickoski tha se për momentin nuk po mendon për një gjë të tillë.

Ndërkaq, për këtë çështje kanë folur edhe nga koalicioni VLEN. Zëdhënësi, Driton Sulejmani, tha se për ata nuk përbën asnjë problem që shumicës t’i bashkohen edhe parti tjera, përfshirë këtu edhe ASH-në e Ziadin Selës.

DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT

Të gjithë jemi të njoftuar se ka biseda rreth zgjerimit të qeverisë, për momentin numri i shumicës është stabile, por nuk do të përbënte ndonjë problem në rastë se kësj qeverie, ju bashkanngjiten edhe subjekte të tjera politike, mirëpo është shumë me rëndësi që subjektet që bashkangjiten të jenë të mendimit, që bashkarisht t’i ecim përpara reformat që i kemi të nevojshme”.

Sa i përket emrave të VLEN-it të përfolur në riformatimin e Qeverisë, Sulejmani tha se liderët janë në bisedime të vazhdueshme, pa precizuar asnjë emër, por siç tha, deri më tani vetëm emri i Bekim Salit është zyrtarë që do të merr detyrën e zv/kryeminsitrit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING