(VIDEO) Riformatimi i Qeverisë, Mickoski: Nuk do të ketë resorë të rinj

(VIDEO) Riformatimi i Qeverisë, Mickoski: Nuk do të ketë resorë të rinj

Fundi i nëntorit do të sjellë emra të rinj, por dikastere të njëjta. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se një person do të mbajë njëkohësisht postin e zv/kryeministrit dhe ministrit. Ky vendim lidhet me plotësimin e resoreve të lira pas largimit të Izet Mexhitit nga posti i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministrit të parë, pasi u zgjedh kryetar i Çairit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Nuk e di nëse më dëgjoni, ja për herë të tretë do ta përsëris, nuk do të ketë resorë të rinj. Mirë, ja do të jem më preciz, nuk do të ketë edhe një njeri plus. Edhe ministër për diçka…edhe ministër për diçka”.

Ndërkaq, i pyetur se kush do jenë këta emra të përveçëm që do t’i plotësojnë këta funksione. Mickoski tha se gjithçka do të dihet të hënën, ndërsa nuk mohoi emrat e figurave të cilat janë përfolur në opinion tash e ca javë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Mund të them se këtë javë do të dihen emrat, por mund të them se ajo që është sigurt është që, ata resore, ato dikastere që ishin deri tani në qeveri, partitë politike që e përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë, kështu që këtu nuk do të ketë ndryshime shtesë, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kështu që kjo është marrëveshja në kuadër të koalicionit tonë, ndërsa rreth emrave, pres që të hënën t’i dorëzojë pasi të kristalizohen, por janë emrat që lart-poshtë qarkullojnë në opinion”.

Kujtojmë se nga koalicioni VLEN tashmë është prezantuar zyrtarisht Bekim Sali si kandidat për zëvendëskryeministër. Ndërsa për pozitën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në opinion po qarkullon emri i Muhamed Hoxhës si kandidat i mundshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING