(VIDEO) Rifillon shkëmbimi i të burgosurve në Palestinë

(VIDEO) Rifillon shkëmbimi i të burgosurve në Palestinë

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit dhe Saraya Al-Kuds, fraksioni i armatosur i Xhihadit Islam, kanë dorëzuar tre pengjet izraelite në shkëmbimin e gjashë në kuadër të marrëveshjes së vazhdueshme të shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin. Brigadat Al-Kassam gjithashtu i ndanë njërit prej pengjeve izraelite një orë rëre me fjalët “Koha po mbaron” në tre gjuhë, të destinuar për qeverinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Izraeli në këmbim të tre pengjeve të liruar sot detyrohet të lirojë 369 të burgosur palestinezë, një proces që është duke u zhvilluar. Një i burgosur palestinez i liruar në Gaza e ka përshkruar kohën e tij në një burg izraelit si shumë të vështirë. “Ne u torturuam. Nuk mund të gjejmë fjalë për të përshkruar situatën. Sëmundjet ishin gjithandej, nuk kishim fare kujdes mjekësor. Kjo është një lindje e re për mua”, deklaroi ai për televizionin Al Jazeera. Për shkëmbimin e sotshëm ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka komentuar vetëm gjendjen e izraelitëve të liruar. “Duken të jenë në gjendje të mirë”, tha Tramp ndërsa theksoi se i mbetet Izraelit se çfarë do të bëjë për ultimatumin e dhënë më herët për lirimin e të gjitha pengjeve deri në orën 12:00 të ditës së sotshme. Në pesë shkëmbimet e fundit, Hamasi liroi 16 izraelitë në këmbim të 766 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Më 19 janar, marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në Gaza, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë të paktën 48.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha. /SHENJA/

MARKETING