(VIDEO) Rezistenca studentore me peticion për heqjen e tarifave të reja në universitet

(VIDEO) Rezistenca studentore me peticion për heqjen e tarifave të reja në universitet

Pasiqë ky vit akademik fillon me tarifa të reja prej rreth 5.000 denarë të vendosur për studentët për këtë vit akademik, rezistenca studentore vjen me peticion të hapur kundër tarifave të reja. Rezistenca Studentore njoftoi se kjo tarifë është rritur pa asnjë njoftim apo konsultim me studentët në Universitetin Shën Kirilit dhe Metodit, si dhe rikujton çmimet e larta, që sipas tyre, janë të pajustifikuara për të studiuar dhe plotësohen edhe me kosto më të paarsyeshme.

REZISTENCA STUDENTORE

Në vend që të shkojnë drejt arsimit falas, përmirësimit të standardeve studentore, stimulimit të të rinjve për arsim të lartë dhe prosperitet në vend, fakultetet në Universitetin ‘Shën Kirilli dhe metodi’ nga ky vit akademik, si rrufe në qiell, vendosën kosto të reja për këtë vit akademik”.

Universiteti ka vendosur tarifë të re prej 2.500 denarëve për blerje të mjeteve për realizimin e programeve të studimit, 2.500 denarë për blerje të burimeve on-line për realizimin e programeve të studimit si dhe kosto të tjera shtesë të cilat ndryshojnë nga fakulteti në fakultet.

Nga Rezistenca studentore bëjnë thirje publikut që masivisht të nënshkruhet ky PETICION, në të cilin i bëjnë APEL autoriteteve që MENJËHERË të heqin kostot e paarsyeshme, pasi arsimi nuk duhet të jetë privilegj vetëm për të pasurit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING