(VIDEO) Revoltohen punonjësit e NP “higjiena komunale”: Nuk punojmë!

(VIDEO) Revoltohen punonjësit e NP “higjiena komunale”: Nuk punojmë!

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup nga dita e djeshme  nuk janë duke punuar, pasi të njëjtit janë duke shprehur revoltën e tyre, ndaj menaxhmentit dhe drejtoreshës së kësaj ndërrmarje Kosana Nikoliç Mazneva, pasi që siç thonë ata, i ka larguar nga puna  dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.  Puntorët  e Higjenës Komunale nënviziojnë se derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren për të punuar.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale Deli Dardhishta, me përvojë pune mbi 30 vjet. Sipas tyre, vetëm dje  janë larguar nga puna 7-8 persona me vendim pune, ndërsa pardje i  kanë larguar 40 persona. Ata mes tjerash theksojnë se 50 punëtorë tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim pasi kanë protestuar një javë më parë. Njëri ndër nga të larguarit nga puna ishte edhe Faut  Shaqiri. Ai për Televizionin Shenja, tha se në Higjenën Komunale është i punësuar që 10

FUAT SHAQIRI, I LARGUAR NGA PUNA NË  HIGJENËN KUMUNALE

“U jam personalisht me të gjithë këto shokët që qëndrojnë prapa meje, që drejtoresha na ka larguar nga puna mbi 60 persona, nuk kemi listë të saktë. Unë jam njëri ndër to që drejtoresha na ka larguar nga puna. Unë jam që 10 vite i punësuar në Higjenën Komunale dhe drejtoresha dje më dha vendimin që nuk më ka nënshkruar kontratën. Si informacion që kemi, ajo i ka larguar nga puna edhe ata që janë me përvojë pune mbi 40 vjet, të cilët kanë edhe vendim pune, por ajo i ka larguar nga puna”.

Ndërsa, Sadat Karkuri, i punësuar i shofer në këtë ndërmarrje, tha se drejtoresha, jo që nuk tregon gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, por siç tha ai, ajo madje i ka kërcënuar dhe i ka ofenduar.

SADAT KAKRUKI, I PUNËSUAR NË NDËRRMARJEN HIGJENA KOMUNALE

Neve jemi këtu prej mbrëmë, kemi pasur pa ndëgjueshmëri prej drejtoreshës, nuk na i ka ndëgjuar, kërkesat tona nuk i ka marrë parasysh, kemi pasur ofendime, kemi pasur kërcënime, para dy tre orëve, ky grup çka jemi këtu 100 apo 200, ajo ka thënë se edhe 300 me qenë, do tju largojë nga puna, d.m.th kemi akuza, kemi kërcënime, kemi nënçmime, sikurse  “gjubregjija”, ju jeni të punsuar për mbeturina mi mbledh dhe me kry atë punë”

Ndërkaq, Vllado Gjorgjievski, i punësuar shofer, po në këtë ndërrmarje, ankohet për kushtet që posedojnë. Ai thotë se punë ka shumë dhe është e rrezikshme, ndërsa pagat janë tejet të ulëta.

VLLADO GJORGJIEVSKI, I PUNËSUAR NË HIGJENËN KOMUNALE

“Ju a e dini se me çfarë rrezikshmëri ballafaqohemi në qytet, shkojmë i mbledhim mbeturinat, ata i mbyllin hundët nga era e keqe, na etiketojnë, ja këta “gjurbegjinjët”, nënvlerësim i punës, ndërsa rroga më e ulta, të kuptohemi, na kanë mbërritur edhe ata me pagë minimale”.

Me këto paga të ulëta, ata theksojnë se nuk munden as në punë të shkojnë. Të revoltuarit në Higjen Komunale, gjithashtu ju kërkojnë falje të gjithë qytetarëve, për mos mbledhjen e mbeturinave nga dita e djeshme. Ata kërkojnë nga qytetarët mirëkuptim, por edhe përkrahje, që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING