(VIDEO) Revizioni: Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë para kohe ilaçe me vlerë 8,5 milionë denarë

(VIDEO) Revizioni: Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë  para kohe ilaçe me vlerë 8,5 milionë denarë

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë ilaçe para kohe në vlerë prej 8.5 milion denarësh. Gjatë vitit 2022 Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë ilaçe në periudhë kur procedura për prokurim publik ende nuk ka qenë e realizuar, ndërsa faturat janë përgatitur dhe dorëzuar deri tek Klinika, pas lidhjes së kontratave të prokurimit publik. Kështu konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin më të ri, kushtuar punës së Klinikës.

MARKETING

Enti Shtetëror i Revizionit

“Duke filluar nga nevoja për sigurim të ilaçeve në vazhdimësi dhe në kohë, vërtetuam se mënyra e vendosur e blerjes ndikon në përdorimin racional të mjeteve në procedurat për prokurim publik dhe në respektimin e parimit të konkurencës, i cili nuk është në përputhje me nenet 3 dhe 5 të Ligjit për Prokurimin Publik”.

Në Raportin që i referohet vitit 2022, ata kanë konstatuar se ilaçet e reja për fibrozën cistike nuk kanë qenë të qasshme për të gjithë pacientët, që janë

Enti Shtetëror i Revizionit

“Për blerjen e një pjese të barnave për fibrozë cistike, që po ashtu realizohet përmes Programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla në kuadër të Ministrisë, për vitin 2022 dhe 2023 ka siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 180.350 mijë denarë, pra rreth 2.9 milionë euro. Shuma e parashikuar është e mjaftueshme për blerjen e terapisë vetëm për 15 pacientë, ndërsa sipas dokumentacionit të bashkëngjitur janë të regjistruar nga 130 deri në 140 pacientë me fibrozë cistike”.

Në vend rreth 130 persona jetojnë me fibrozë cistike. Ndërsa sëmundja përparon me kalimin e viteve, rritet edhe vdekshmëria.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING