(VIDEO) Reportazh nga Shuto Orizarja – Përditshmëri si në mesjetë, qytetarët romë vazhdojnë të diskriminohen
Ndonëse ka përmirësime, jeta në lagjet e romëve vazhdon të ngjaasojë me jetën e para disa shekujve.
Rrugët e mbushura me gropa dhe baltë janë simboli i jetës së vështirë që ky komuniteti i ka edhe në shekullin 21.
Në ditën ndërkombëtare të gjuhës rome, TV Shenja ka vizituar lagjen e Shuto Orizares – lagje e cila është vetëm 15 minuta nga qendra e kryeqytetit.
Qytetarët e anketuar nga TV Shenja thonë se kushtet me të cilat përballen në përditshmëri janë shumë të rënda. Ata thonë se nuk janë të kënaqur edhe me faktin se gjuha e tyre, nuk respektohet aq sa duhet nga ana e institucioneve.
QYTETAR
“Gjuha jonë nuk respektohet mjaftueshëm. Si tu them, tregon vet gjendja. Tregues se si jetojmë është vet ky vend, kjo është tregues se sa ne jetojmë mirë”.
QYTETAR
“Aktualisht me sa di, nuk kemi tani as përfaqësues që ta ngrej zërin për të drejtat tona, por shpresojmë se në të ardhmen do të bëhet më mirë. Kushtet po përmirësohen, është shumë më mirë se në të kaluarën, kryetari që kemi po mundohet që të bëjë më të mirën, mendoj se do të bëhet edhe më mirë”.
SINKRON: QYTETAR
“Popoulli po jeton në krizë, është vështirë, pa punë. Përballemi me krizë ekonomike është vështirë. Kemi njerëz të shkolluar por janë të pa punë është vështirë”.
Ndryshe, sipas regjistrimit të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut 2.34% nga popullsia e përgjithshme i përkasin komunitetit rom, ndërkaq Komuna e Shuto Orizares është një nga komunat e vetme në Europë që udhëhiqet nga përfaqësues i këtij komuniteti.
Mevludin Imeri /SHENJA/

