(VIDEO) Reportazh, nënkalimi te “Kontinentali” në vend të sigurisë sjell frikë

(VIDEO) Reportazh, nënkalimi te “Kontinentali” në vend të sigurisë sjell frikë

Kjo që shihni pas meje është nënkalimi për këmbësorë pranë qendrës tregtare East Gate. Një nënkalim që duhet të garantojë siguri për qytetarët, por sot ofron të kundërtën”.

Ky nënkalim për këmbësorë, i vendosur pranë një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, çdo ditë përdoret nga dhjetëra kalimtarë. Ai shërben si lidhje e drejtpërdrejtë mes qendrës tregtare East Gate dhe pjesës tjetër të lagjes, duke u konsideruar një kalim i domosdoshëm për lëvizjen e këmbësorëve. Por gjendja aktuale e tij ngre shqetësime serioze.

Ndërkohë që në shumë qytete në të gjithë Evropën dhe Ballkanin, kalimet nëntokësore janë disa nga vendet më të gjalla dhe funksionojnë si qendra të vogla tregtare, në Shkup, pas dekadash përpjekjesh, ky koncept duket i dështuar.

Pa ndriçim funksional, me mirëmbajtje minimale dhe i lënë thuajse në harresë. Pikërisht për shkak të këtyre kushteve, ky nënkalim kthehet në një zonë të pasigurt sidomos gjatë orëve të vona të mbrëmjes”.

Ky nënkalim është ndërtuar para më shumë se 50 vitesh dhe ishte projektuar të funksiononte në mënyrë të pavarur, pra kostot e mirëmbajtjes së tij do të mbuloheshin nga marrja me qira ose shitja e dyqaneve brenda, dhe pronarët do të kujdeseshin për higjienën dhe dritën brenda.

Ajo që rezulton sot është se jo vetëm që nuk e realizuan funksionin e tyre vetëmbajtës, por mezi ka ndonjë funksion – shumica e dyqaneve janë bosh dhe të braktisura, hyrjet herë pas here janë të mbushura me mbeturina, ndërsa qytetarët e shmangin për ta përdorur.

Ndërkohë, gjendja e këtij nënkalimi mbetet alarmante. Ku shihet edhe tavani i dëmtuar, mungesa e ndriçimit dhe shenjat e qarta të mosmirëmbajtjes të cilat e bëjnë këtë hapësirë dukshëm të pasigurt për këmbësorët.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING