(VIDEO) Reagime të shumta për përdhosjen e flamurit shtetëror
Pas shfaqjes së disa video-ve në rrjetet sociale, ku shihen duke u poshtëruar flamuri maqedonas dhe shqiptar, kanë vijuar sot një sërë reagimesh në opinion, ku reagimet më të theksuara janë për poshtërimin e flamurit maqedonasë. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dënoi ashpër këto gjeste. Ai madje tha se ajo përfaqëson akt agresioni, ndërsa përgëzoi reagimin e policisë të cilin e quajti si reagim në kohë, të matur dhe shtetëror dhe siç tha nuk lejoi eskalimin e situatës dhe arrestoi personat. Këta persona Mickoski thotë se janë të manipuluar nga politikanët që duan t’i mbrojnë milionat e tyre.: HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Normalisht që e dënoj ashpër, ajo përfaqëson akt agresioni, diçka për të cilën ne kemi paralajëmruar se do të ndodh, se tentime të këtilla për eskalim të situatave dhe krijimit të tensioneve etnike do të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Nëse mendoni se ky do të jetë një rast i izoluar, nuk do të jetë. Sepse ashtu si drejtësia ngadalë por sigurtë po afrohet tek kriminelët dhe ashtu siç drejtësia do të troket në dyërt e tyre, ashtu ata do të bëhen më nervoz, të padurueshëm dhe mënyra e vetme për ta mbrojtur krimin për kapitalin e fituar është pikërisht kështu me manipulim dhe shkaktimin e incidenteve të këtilla”.
Në të të njejtën vijë qendron edhe VLEN-I, partneri shqiptar që është në koalicion me të. VLEN thekson se atmosfera festive i ka penguar destabilizuesve të vendit, duke aluduar në partinë opozitare shqiptare, BDI.
VLEN
“Pas një dite festive si asnjëherë me parë më 28 Nëntor, teksa jehonte kënga e vallja shqipe gjithandej vendit, mesa duket kjo atmosferë festive nuk u shkoi përshtati atyre që u prish rahatia nga karriget e pushtetit. Në fund të ditës u lajmëruan këto qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit. Jo, se e duan shtetin, por se u mungon pushteti”.
Festë të madhe pati edhe në Kumanovë, nga ku I pari që reagoi ka qen kryetari I Kumanovës dhe njiherit edhe kryetar I Lëvizjes Znam, Maksim Dimitrievski, I cili po ashtu është pjesë e qeverisë. Ai madje bëri thirrje që të reagojnë në të njejtën mënyrë edhe kryetarët tjerë të partive politike dhe të komunave.
MAKSIM DIMITRIEVSKI,KRYETAR I KUMANOVËS
“Fatkeqësisht, ajo që pamë sot në shumë pjesë të vendit, përfshirë edhe në Kumanovën time, veçanërisht vandalizmin e individëve dhe grupeve, mosrespektimin e ligjit për përdorimin e flamujve nga institucionet dhe organet, dhe shkatërrimin dhe poshtërimin e falmurit të shtetit tonë dhe të Maqedonisë është për çdo dënim”.
Incidentet në Shkup dhe qytete të tjera anembanë vendit janë absolutisht të papranueshme, ato paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë publike dhe dinjitetin e maqedonasve. Kështu thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase, LSDM.
LSDM
“Respekti për simbolet dhe identitetin e çdo komuniteti është themeli i shoqërisë sonë të përbashkët dhe çdo sjellje që synon të shkaktojë përçarje apo tension është në kundërshtim me këto vlera”.
Përveq poshtërimin të flamurit maqedonas, partitë opozitare shqiptare, BDI dhe ASH e Zidin Selës, kanë reagur edhe për djegjen e falmurit shqiptarë, ku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shifen disa persona me fytyrë të mbuluar me maskë, duke djegur flamurin shqiptarë dhe duke ofenduar shqiptarët me fjalët më banale.
Nga partia e Ahmetit thonë se BDI mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve, duke kontribuar siç thonë, në një të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut, ku drejtësia, transparenca dhe barazia të jenë vlerat themelore të shoqërisë sonë.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara nuk i kanë bërë nder as flamurit, as kombit të tyre”.
E nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës kërkojnë nga MPB të zbulojnë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptarë.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të veprojë me urgjencë dhe ashtu siç veproi me zbulimin e autorëve të flamurit shtetëror, me të njëjtën urgjencë të veprojë edhe ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar. Nëse ky veprim do të mungojë atëherë, edhe një herë do të dalë në pah, se ligji dhe organet ligj-zbatuese janë selektive në këtë shtet dhe se ato veprojnë vetëm kur duhet të ndëshkohen shqiptarët”.
Kujtojmë se 28 nëntori edhe pse në Maqedoninë e Veriut nuk është festë shtetërore apo kombëtare, festohet në mënyra të ndryshme, ku shumë qytetarë me automjetet e tyre, të veshur kuq e zi dhe me flamuj në duar, deri në orët e vona kanë qëndruar jashtë duke festuar në të gjitha qytetet, komunat, fshatrat dhe lagjet ku folët shqip.
Samir Mustafa /SHENJA/