(VIDEO) Reagime të ndryshme për vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Kryeprokurorit
Pas propozimit të Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit, kryeministri Hristijan Mickoski nuk e di se kush do të jetë pasardhësi i Lupço Kocevskit. Ai shprehet kryeministri, do të zgjidhet përmes thirrjes publike.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk e di. As nuk kemi menduar. Kjo do të bëhet përmes thirrjes publike, secili që i plotëson kushtet, në pajtim me ligjin dhe në pajtim me thirrjen publike, mund të paraqitet, kështu që deputetët janë ata që vendosin se cila është zgjidhja më e mirë, sepse në fund të ditës ata e zgjedhin”.
Ndërsa presidentja Gordana Siljanovska Davkova e përshkruan figurën që duhet të vendoset në krye të sistemit më të lartë të prokurorisë.
Gordana SIljanovska, presidente
“Një luftëtar i pakompromis për respektimin e ligjit, një luftëtar i betuar për sundimin e ligjit, dikush që do t’i rezistojë ndikimeve partiake dhe politike dhe do të përfaqësojë kurorën e të gjithë sistemit prokurorial është profili i një personi”.
Zëvendës kryeministri Arben Fetai thotë se tani topi është te Kuvendi, i cili duhet të vendos sipas afateve kohore .
Arben Fetai, zv/kryeministër
“Vlerësojmë se në bazë të vendimit të Qeverisë dhe siç e keni parë kryeprokurori e ka shkelur integritetin e institucionit, besueshmërinë e institucionit, duke rrjedhur informata nga lëndë gjyqësore, duke diskredituar institucionin me mosveprimin e tij dhe tani pas përfundimit të procesit zgjedhor sepse ishte një procedurë e nisur paraprakisht, kemi rifilluarprocedurën në Qeveri dhe tani topi është në duart e Parlamentit”.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të qartë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë shkarkimin e Kocevskit, përshkak se siç tha bëhet fjalë për presion partiak.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Gjithëçka që ndërmerret në gjyqësor dhe nuk është reformë e vërtetë, nuk na çon askund. Nuk dua që kjo të kuptohet sikur unë po bëjë avokatin e ndonjërit, aq më pak të prokurorit publik, për të cilin personalisht as nuk e njoh. Por, vlerësoj se ajo që don të thotë presion, të vendosen persona partiak, don të thotë ngatërresë edhe më e madhe në sistemin e drejtësisë”.
Një ditë më parë, Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nga pozicioni i prokurorit publik, duke vazhduar kështu procedurën e cila, për shkak të kufizimeve ligjore, u ndërpre përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore. Kryeprokurori Lupço Kocevski ka deklaruar se njoftimi për shkarkimin e tij është vendim politik i Qeverisë. Më 29 korrik, deputetët me 71 vota “pro” votuan për interpelancën e prokurorit publik të shtetit, të inicuar nga partia “Levica”. Procedura më tej u ndërpre përshkak të afateve ligjore, marrë parasysh se vendi po hynte në periudhë parazgjedhore.
Emine Ismaili /SHENJA/

