(VIDEO) Reagime ndaj mirënjohjeve për sportistët e dalluar, Jakupi përgënjeshtron Shahinin: Nuk marrë asnjë pension sportiv

Ndarja e mirnjohjeve kombëtare dhe pensioneve të përhershme nga ana e Qeverisë për 22 sportistët maqedonas dhe asnjë sportisti shqiptar nga ana e Qeverisë ka ngjarllur debat në skenën politike. Ndonëse nuk ishte prezente gjatë ceremonisë, zëvendës ministrja e Sportit Safie Sadiki Shaini përmes një shkrimi në facebook ka zbuluar sportistët shqiptarë që i gëzojnë beneficionet sipas ligjit.
MARKETING
SAFIJE SADIKI SHAINI, ZV/MINISTRE E SPORTIT
Shaban Trstena – një legjendë e gjallë e sportit shqiptar, i dekoruar si sportist i shekullit, Shaban Sejdiu – ikonë e mundjes, Azis Saliu– medalje olimpike bronzë, Berat Jakupi – kampion i njohur, i dekoruar në kategorinë botërore, Lulëzim Vranezi – i dekoruar në kategorinë ‘8 Shtatori’, Fati Veseli – i nderuar në kategorinë ndërkombëtare, Arjan Iseni – i dekoruar për arritje në arenën ndërkombëtare, Rexhep Hajdari – sportist i dekoruar në kategorinë ndërkombëtare, Drita Islami – sportiste e suksesshme, e dekoruar në kategorinë ndërkombëtare, Rexhep Rexhepovski – bokser, medalje e argjend, Ragmi Arifovski – medalje e artë, kampionat botëror”.
Me kundër reagim të menjëhershëm ndaj zv’/ministres Safije Sadiki doli Berat Jakupi, i cili ka përgënjeshtruar dhe ka thënë se ai personalisht nuk është përfitues i pensionit sportiv. Përkundrazi, Jakupi ka akuzuzar se mundi i tij është nënvlerësuar sistematikisht ndër vite.
BERAT JAKUPI, KAMPION I KARATESË
“Dua të sqaroj me përgjegjësi të plotë se kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam përfitues i asnjë lloj pensioni sportiv, pavarësisht se për vite me radhë kam përfaqësuar me dinjitet Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, duke fituar medalje në Kampionate Evropiane dhe Botërore në karate. Për fat të keq, kontributi im si sportist është neglizhuar sistematikisht nga institucionet shtetërore, gjë që përbën një padrejtësi të madhe jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë sportistët shqiptarë’’.
Për mungesën e shqiptarëve të dekoruar me mirnjohje kombëtare dhe pesnionë të përhershme ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit nga ku thonë se asnjë sportist shqiptar nuk u përfshi në listë, pavarësisht kontributit të tyre në sportin vendor dhe atë ndërkombëtar.
ASH – KRAHU I TARAVARIT
“Ky veprim nxjerr në pah edhe njëherë arrogancën dhe albanofobinë ndaj sportistëve shqiptarë. Edhe në sporte si boksi, karateja, skijimi dhe futbolli, shqiptarët kanë shkëlqyer dhe kanë qenë pjesë kyçe e përfaqësueses së Maqedonisë. A nuk mjafton kjo mospërfillje edhe në fushën e sportit si dëshmi për diskriminim etnik?”
Një ditë më parë kryeministri dhe ministri i sportit ndanë 22 mirënjohje kombëtare dhe u ofruan edhe shumë beneficione tjera si pensioni i përhershëm sportistëve që sipas tyre me sukseset e arritura në skenën ndërkombëtare kanë ngritur lartë, flamurin, himnin dhe identitetin maqedonas. E në mesin e 22 të dekoruarve nuk kishte asnjë shqiptarë.
Mevludin Imeri /SHENJA/