(VIDEO) Rasti “Zinxhir”, prokuroria merret vesh me 6 të akuzuar, do të kthejnë një milionë euro

(VIDEO) Rasti “Zinxhir”, prokuroria merret vesh me 6 të akuzuar, do të kthejnë një milionë euro

Në prag të fillimit të gjykimit për rastin “Zinxhiri”, i caktuar për sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizaur dhe Korrupsionit përmes një komunikate ka njoftuar se gjashtë nga personat e akuzuar dhe kompanitë nuk do të jenë pjesë e procedurës gjyqësore sepse tashmë kanë pranuar krimet dhe janë dënuar sipas marrëveshjes paraprake.

Me marrëveshjet e arritura, të cilat janë pranuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, gjashtë të pandehurit janë dënuar me kusht dhe një milion euro i janë kthyer buxhetit të shtetit.

Në rastin “Zinxhir” u hap në fund të tetorit të vitit të kaluar, në hetim janë përfshirë 26 persona, pronarë dhe drejtues të 28 kompanive, të dyshuar se kanë krijuar një skemë evazioni fiskal, përmes së cilës duke lëshuar fatura me TVSH për blerjet e pretenduara, të cilat nuk egzitonin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 8 milionë euro.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organziaur dhe Korrupsionit

Në ballafaqimin me provat e mbledhura gjatë hetimit dhe periudhës për vlerësimin e aktakuzës, gjashtë të dyshuar kanë paraqitur iniciativa për pajtim në prokurori. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka pranuar marrëveshjet e propozuara dhe në bazë të tyre ka miratuar aktgjykime”.

Të gjashtë, të cilët e pranuan fajin dhe u pajtuan me Prokurorinë, u akuzuan për veprën penale për shmangie nga tatimi, ndërsa dy të dyshuarit akuzoheshin edhe për veprën penale të pastrimit të parave dhe veprave të tjera penale të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për personat me inicilatet D.I, G.L, V.U, E.M, R.P dhe H.K të cilët me marrëveshje janë dënuar me burgim me kusht nga një deri në dy vjet, nëse në tre deri në pesë vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Vetëm personit me inicialte V.U atij iu dha një dënim efektiv prej një viti. Katër nga të pandehurit janë dënuar me gjobë prej 183.900 denarë, përkatësisht rreth 3 mijë euor, ndërsa dy të tjerët janë dënuar me rreht 5.000 euro.

Për gjashtë kompanitë me të cilat është arritur marrëveshje, tre prej tyre janë dënuar nga gjykata me 500.000 denarë ose rreth 8.000 euro, njëra kompani është dënuar me gjobë me një milion denarë, ndërsa njëra nga kompanitë e mbetura është dënuar me gjobë 400.000 denarë ose 6.500 euro.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organziaur dhe Korrupsionit

Sipas dispozitave të Kodit Penal, dënimi me gjobë shqiptohet si dënim kryesor për krimet ndaj personave juridikë, ndërsa për krimet për të cilat është paraparë dënim me burg së paku tre vjet, personi juridik dënohet me gjobë deri në një milion denarë ose nëse vepra është kryer nga interesi vetjak ose është shkaktuar dëm i madh, deri në pesëfishin e shumës së dëmit të shkaktuar ose dobisë së arritur”.

Nga Prokuroria thonë se se gjatë përcaktimit të masës së gjobave gjatë marrëveshjes janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Posaçërisht është marrë parasysh fakti se gjashtë kompanitë që janë ndjekur penalisht para lidhjes së marrëveshjeve kanë paguar të gjithë tatimin në shumë prej 823 519 euro që i kishin shmangur.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit, pronarët dhe menaxherët e kompanive, veprat penale i kanë kryer në periudhën nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2021.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING