(VIDEO) Rasti i Koçanit, dëshmoi kamarjeri: Flakadanë janë përdorur edhe më parë në “Puls”

(VIDEO) Rasti i Koçanit, dëshmoi kamarjeri: Flakadanë janë përdorur edhe më parë në “Puls”

Dëshmitari i parë që u dëgjua në gjykimin e rastit “Pulse”, ishte 20-vjeçari Kristijan Panov, i cili në diskotekë ka punuar si kamarier, me mëditje ditore nga 1500 denarë. Ai tregoi se në atë lokal ka punuar edhe vëllai i tij Andrej si barist, i cili merrte 2 000 denarë pagesë ditore. Ndërsa zbuloi se që të dy nuk ishin të paraqitur nga pronari i lokalit.

Nga dëshmia e tij doli se objekti kishte qenë i stërmbushur, se në të kishte pasur edhe të mitur, biletat të cilëve u’a kishte shitur vëllai i pronarit të diskotekës, i dyshuari Todor Jovanov si dhe se objekti ka pasur vetëm një derë. Gjithashtu ai përshkroi momentin e shpërthimit të zjarrit.

Kristijan Panov, dëshmitar

Unë dola jashtë për të ndezur një cigare. Në atë moment dëgjova se si dikush ju thoshte të pranishmëve ‘Dilni jashtë të gjithë’, pas çka u bë një kaos i madh, njerëzit mundoheshin të dilnin jashtë. Shumë prej tyre ishin penguar në derë, njëri mbi tjetrën”.

Si shpjegoi edhe momentin si e ka gjetur vëllain pasi shpërtheu zjarri.

Kristijan Panov, dëshmitar

Unë hyra brenda për ta kërkuar vëllain tim. Ra diçka mbi mua dhe u detyrova të dal jashtë. Kur u ktheva për herë të dytë, e gjeta vëllain tim, para hyrjes. Kishte shumë trupa njerëzish, por vëllan tim e njoha nga tetoazhet”.

Kur u pyet nëse piroteknikë ishin përdorur edhe më herët në festa në këtë diksotekë, ai tha se në mbrëmjen kur ishtei ftuar një DJ nga Greqia, kishte valltare të cilat mbanin në duar flakadanë.

Gjykimi për zjarrin në Koçan, vazhdon me dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING