(VIDEO) “Rasti i Frosinës”, Vasil Jovanov denohet më 12 vjet burg

“Gjyqi është mafia”. Kështu shpërtheu babai i Frosinës së ndjerë, i revoltuar nga dënimi që gjykata e caktoi për Vasil Jovanovin, që e kishte shtypur me veturë për vdekje. Njëzet e një vjeçarin Jovanov, gjykata e denoi me 12 vite burg. Gjithashtu ai mori ndalesë për vozitje të automjetit për 5 vite. Gjykatësja Snexhana Markovska tha se denimi më i ulët për këtë vepër penale është 4 vite, kurse më i larti 20.
MARKETING
Snezhana Markovska, gjykatëse
“Atë që gjykata e vlerëson si rrethanë rënduese është humbja e një jete të re…Në këtë drejtim, gjykata e ka marrë parasysh pasojën e këtij akti, i cili padyshim shkaktoi neveri për aktin e të akuzuarit dhe shqetësim për humbjen e një jete të re. Si rrethanë rënduese është edhe jeta e tij e mëparshme”.
Babai i Frosinës, Todor Kulakov i pakënaqur nga ky vendim thotë se gjykata i mbron mafijozët . Sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar, ligji i mbron siç thotë ai dilerët e drogave dhe i injoron familjet e viktimave.
Todor Kulakov, babai i Frosinës
“Është dëshmuar që moti se jeta nuk ka vlerë pikërisht përshkak të ligjeve në këtë joshtet, prandaj ky denim është kështu i turpshëm dhe i dhimbshëm për të gjithë shoqërinë. Familjarët e viktimave të vrara, injorohen me ligj, kështu për një diler i dënuar droge Vaso, kemi denime të këtilla që rrjedhin me siguri nga skandale korrupsioni”.
Prokuroria këtë denim e konsideron fitore të madhe, megjithatë bëri me dije se do të ankohen për të kërkuar denim më të lartë.
Aleksandar Markovski, prokuror
“Dita e sotme, për prokurorinë është fitore e madhe sepse u caktua denim, që në historinë e kësaj gjykate, për këtë vepër penale, nuk është shqiptuar ndonjëherë. Për lartësinë e denimit, megjithatë prokuroria do të bëjë ankesë për të kërkuar denim edhe më të lartë”.
I pakënaqur me vendimin gjyqësor është edhe avokati i Vasil Jovanovit. Ai thotë se nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore, duke shtuar se do të ankohen për të kërkuar denim më të ulët.
Sasho Dukovski, avokat i Vasil Jovanov
“Një vendim i tillë nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore. I njëjti aksident trafiku, në vitin 2019, në të njëjtin vend, përfundoi me një dënim përfundimtar prej 3.5 vitesh burg. Kujtoni vendimin në Veles, me vetëm një vepër penale më shumë – përfundoi me tetë vjet burg”.
Vasil Jovanov më 29 janar, duke vozitur veturën e tij pa leje dhe me shpejtësi 91 kilometër në orë, nën ndikimin e alkollit, në bulevardin “Aradhat Partizane”, në vendkalimin për këmbësorë e goditi Frosina Kulakovan, e cila ishte duke kaluar rrugën në semafor të gjelbërt. Kulakova nga goditjet e forta, ndërroi jetë në vend ngjarje.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/