(VIDEO) Rasti i dytë më fruth konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjarja e Poshtme

(VIDEO) Rasti i dytë më fruth konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjarja e Poshtme

Drejtoresha e institutit të shëndetit publik Marija Andonovska, njoftoi për rastin e dytë të fruthit në vend për këtë vit. Ajo tha se rasti i parë ishte në muajin qershor, i konfirmuar në Labunishtë të Strugës dhe bëhej fjalë për një fëmijë të pavaksinuar. Për rastin e dytë, Andonovska thotë se më 3 shtator nga Klinika Infektive në ISHP është dërguar një fëmijë 12 vjeçar për të cilin dyshohej se kishte fruth, ku dhe u konfirmua sëmundja. Analizat janë bërë në të njëjtën ditë dhe anketa epidemiologjike është bërë në të njëjtën ditë.

MARIJA ANDONOVSKA, DREJTORESHË E INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Fëmija kishte qëndruar në një zonë në Novi Pazar të Serbisë ku tashmë ka raste pozitive. Në familjen e fëmijës janë edhe pesë fëmijë të tjerë, 3 prej të cilëve janë të vaksinuar plotësisht dhe dy nuk janë të vaksinuar aspak. Ata refuzojnë të vaksinohen. Familjes i janë dhënë vetëm rekomandime sepse me ligj nuk kërkohet izolim”.

Andonovska I bëri thirrje mjekëve amë që sapo të vërejnë një rast të dyshimtë, ta dërgojnë ose në Klinikën Infektive për analizë, ose direkt tek instituti i shëndetit publik për testim.

MARIJA ANDONOVSKA, DREJTORESHË E INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Detyrimi dhe puna jonë është që pas konstatimit të rastit pozitiv t’i japim rekomandime familjes për izolim. Megjithatë, nuk ka asnjë izolim të parashikuar me ligj për morbilje dhe është në vullnetin e mirë të familjes nëse do t’i zbatojë rekomandimet apo jo. Ndryshe, janë marrë analiza nga ata persona që tashmë kanë punuar me të edhe nga stafi mjekësor janë duke u monitoruar”.

Sipas të dhënave të ISHP së, vitin e kaluar është raportuar një rast me fruth. Nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 2020 pacientë. Epidemitë janë regjistruar në vitin 2014, 2017, 2018 dhe 2019. Epidemia e fundit e regjistruar e kësaj sëmundjeje, e regjistruar në vitin 2018, e përfunduar në vitin 2019, ishte me gjithsej 1901 persona të infektuar, në 24 qytete të vendit.

 

Vaksinimi kundër fruthit është i detyrueshëm dhe jepët me dy doza të vaksinës MRP. Doza e parë konsiderohet vaksinimi parësor dhe duhet të jepet në vitin e parë të jetës së fëmijës. Rivaksinimi bëhet në moshën gjashtë vjeçare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING